Postuar më: 28/05/2021

Zhvillimi ekonomik i rajonit, një hap përpara drejt procesit të integrimit europian

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhviloi një takim me Emir Djikic, drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Europën Juglindore,  ku diskutuan  gjerësisht mbi të ardhmen e zhvillimit ekonomik të rajonit.

Ministrja Denaj  vlerësoi  gjatë këtij takimi se angazhimi i Shqipërisë në nismat e lehtësimit të tregtisë në rajon dhe njohjen e ndërsjellët të profesioneve, vijon të mbetet maksimal.

Sipas saj, suksesi i krijimit të korridoreve të gjelbra në doganë për produktet e domosdoshme përgjatë pandemisë, është një nga shembujt e mirë të punës së përbashkët.

“Tregu i Përbashkët Rajonal është përpjekja jonë e radhës për t’i ofruar qytetarëve, përfitimet e integrimit në familjen europiane”, tha   ministrja.