Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;
VENDOSI
Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në) janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.
249 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
224 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
74 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
261 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
236 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
86 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.