Administrata doganore ka mundur të mbledhë për buxhetin e shtetit rreth 144 milionë dollarë më shumë, në janar-tetor 2014, në raport me 2013-n, për të njëjtën periudhë. Kurse në total mblodhi mbi 1.2 miliardë USD!
Nëse analizojmë të gjithë rezultatet e “administratës së re”, si 13-mujor, dogana ka gjeneruar plot 200 milionë USD më shumë.
Në vitin 2013, efektet nga përjashtimi i TVSH-së ishin rreth 1 miliard USD, kurse për 2014-n, duke patur parasysh zgjerimin e skemës (makineri, pajisje dhe barnat), efekti ishte gati 3 miliardë USD, pra tre herë më shumë. Pavarësisht këtyre, falë mirëadministrimit dhe luftës ndaj evazionit, doganat këtë vit i siguruan buxhetit të shtetit afro 110 milionë dollarë më shumë nga TVSH-ja.
“Lufta pa kompromis ndaj evazionit fiskal, kontrabandës dhe ndjekjes me seriozitet të hetimeve, kanë sjellë rezulatet tek arkëtimet, të cilat pritet të jenë akoma e më pozitive në të ardhmen”, u shpreh drejtorja e përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali.
Më konkretisht, kemi:
Viti 2014 karakterizohet nga një rritje e eficencës së strukturave të doganës, në raport me:
Vlen të theksohet se bashkëpunimi me bizneset është rritur, duke zhvilluar takime informuese rreth procedurave të reja doganore. Këtë vit dogana bëri të mundur përgatitjen e Kodit të ri Doganor, i cili hyn në fuqi më 1 janar 2015.
Një ndër risitë e Kodit Doganor është adaptimi i konceptit të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (AEO).
Avantazhet e AEO-ve:
Është intensifikuar bashkëpunimi rajonal dhe shkëmbimi i informacionit në veccanti me Kosovën.
Në vitin 2015, parashikohet të vihet në zbatim projekti “Single Ëindoë”, Sporteli i Vetëm!
Ky realizim strategjik në fushën doganore do të ndikojë në zhvillimin ekonomik duke:
Spiropali thekson se këtë vit do të prezantohen dy projekte të reja, në drejtim të imazhit të doganës dhe shërbimit ndaj tatimpaguesve.
E para ka të bëjë me miratimin e Kodit të ri Etik dhe prezantimit të uniformës për punonjëist e administratës,
E dyta, vënia në zbatim të procedurave të përshpejtuara për bizneset që përbëjnë risk. Konsideruar ndryshe, “Kanali Jeshil”, për bizneset e rregullta në pagesën e taksave do t’i kryejnë procedurat breda një kohe të shkurtër rekord, 10 minuta.
*për më tepër shkarkoni linkun e prezantimit të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.