Postuar më: 15/03/2021

Shqipëria 2030-Denaj: Lehtësime për qytetarët dhe biznesin, “Made in Albania”, konkurrues në tregjet ndërkombëtar

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në prani të Kryeministrit, Edi Rama, Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, si dhe Zv. Ministër i Infradtrukturës dhe Energjisë, Etjen Xhafaj,  prezantuan programin e Partisë Socialiste, për “Pagat, taksat dhe biznesi”, për Shqipëria 2030.

Në fjalën e saj Ministrja Denaj  theksoi  faktin se, duhet të shohim përpara, por pa harruar gjendjen në të cilën e gjetëm ekonominë  dhe financat publike në vitin 2013, ku sipas saj, ekonomia ishte në prag të kolapsit,  në lëngim nga mungesa e vullnetit politik, nga mungesa e dëshirës për të rikthyer shëndet të plotë në ekonomi, por mbi të gjitha nga mungesa e përpjekjes për të luftuar “virusin  e informalitetit”.

Ministrja Denaj renditi gjithë reformat e ndërmarra në sistemin tatimor dhe doganor, ku biznesi tashmë i merr 94 % të  shërbimeve  online duke kursyer rreth 215 mijë orë në vit, për më shumë se 640.000 shërbime të ofruara nëpërmjet dritares së vetme – portalit e-albania.

Ndërkohë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, paraqiti dhe angazhimin për të ardhmen, i cili  mbetet Rindwrtimi i plotë i një procesi modern tw mirëadminsitrimit fiskal, atij tatimor dhe doganor në një administratë që punon bazuar në sisteme, dhe krijon sa më pak kosto.

“Shqipëria 2030,  është Shqipëria e gjeneratës së re, e atyre të rinjve e të rejave kudo në Shqipëri nga veriu ne jug, në çdo vend të botës ku banojnë shqiptarë. E atyre që e duan këtë vend dhe duan ta shohin më të fortë ekonomikisht dhe më të begatë, u shpreh Ministrja Denaj, e cila nuk e ndau,  se Shqipëria 2030,  është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, e produkteve “Made in Albania”, që konkurrojnë denjësisht tregjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

 

-Fjala e plotë e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj –

 

Ekonomia Shqiptare për 30 vite ka vuajtur nga një sëmundje, një virus i fshehtë, që ka penguar çdo ditë frymëmarrjen buxhetore dhe mundësinë për më shumë investime, ndihmesë ekonomike dhe mbështetje të shtresave në nevojë.

Virusi quhet “Ekonomia Informale” dhe çdo dite dëmton konkurrencën e ndershme dhe rritjen e punësimit.

Ndonjëherë, të gjithë së bashku harrojmë të shkuaren. E ndërkohë që kemi marrë kthesën e duhur, harrojmë çfarë kemi lënë pas.

Në vitin 2013, ekonomia ishte në prag të kolapsit – në lëngim nga

–        mungesa e vullnetit politik,

–        mungesa e dëshirës për të rikthyer shëndet të plotë në ekonomi,

por mbi të gjitha

–        nga mungesa e përpjekjes për të luftuar këtë virus.

Në vitin 2013 gjetëm një borxh ndaj biznesit, një borxh të fshehur, por jo të heshtur.

Gjetëm një borxh që i kishte shndërruar bizneset shqiptare në peng të qeverisë dhe të shtetit;

­        me fatura që nuk paguheshin kurrë,

­        me punë publike të pashpërblyera

Në vitin 2013, informaliteti ishte ulur këmbëkryq kudo, ne çdo qytet dhe në pjesën më të madhe të bizneseve.

Në vitin 2013, procedurat tatimore e doganore ishin një plagë e madhe operacionale, dhe kërkonin patjetër një ndryshim dhe trajtim.

Po si e bëmë vitin 2013 vitin e pikënisjen e reformave, të një sistemi të ri fiskal?

Së pari, u përballëm me kulturën e pandëshkueshmërisë për të formalizuar ekonominë:

Me tej ndërmorëm disa fushata të formalizimit.

Administrata Tatimore ndoqi dhe ndjek ende sot, ndërgjegjësimin si nje kriter i parë bazë për të rritur vetëdeklarimin.

Zhvilluam sistemet e para për të dixhitalizuar shërbimin tatimor, duke minimizuar kështu kontaktet inspektor – biznes.

Rritëm punësimin real dhe nxorrëm punonjësit nga hija e informalitetit.

E nëse flasim me fakte dhe shifra:

në 2 mandate, të ardhurat tatimore u rritën me 55%.

E thënë më thjesht; rritëm të ardhurat në buxhetin e shtetit me rreth 1 Miliardë Dollarë në fund të 2020, krahasuar me 2013.

Një ndryshim radikal në karahasim me mandatet e Partisë Demokratike, e cila arkën e tatimeve e dorëzoi me më pak të ardhura seç e gjeti.

Kur Partia Socialiste lançoi për herë të parë programin e saj të taksimit të drejtë, ku në bazë qendron parimi që ata që fitojnë më shumë taksohen më shumë, nuk mendohej SE:

 

Për 97% të punëmarrësve do ulej barra fiskale, duke kursyer kështu 45 miliardë lekë për xhepat e shqiptarëve.

 

Dhe do të ishte biznesi i madh që do të paguante më shumë taksa

 

Në mënyrë konsistente në tre paketa fiskale, kemi kaluar nga 10% tatim mbi fitimin, i aplikuar pa dallim për të gjithë bizneset, Në zero tatim mbi fitimin për të gjithë bizneset e vogla, E bëmë realitet në një vit të vështirë në luftë me pandeminë, por në mbështetje të rimëkëmbjes së biznesit të vogël.

Përgjatë viteve të qeverisjes socialiste, numri i bizneseve të vogla është rritur nga 60 mijë ne 100 mijë – dëshmi e qartë e funksionimit me efektivitet të masave.

 

Në të gjithë analizat dhe studimet e kryera me sipërmarrjen, problem dhe ankese mbeten procedurat tatimore.

Për këtë arsye në këto vite qeverisje, përqasja jonë ka qënë e fokusuar për të Thjeshtëzuar dhe unifikuar deklaratat tatimore

Revolucioni dixhital është një realitet për administratën tatimore dhe doganore.

  • Kemi dixhitalizuar shërbimet.

SOT 94% e shërbimeve tatimore ndodhin online duke i kursyer biznesit rreth 215 mijë orë në vit për më shumë se 640.000 shërbime të ofruara nëpërmjet dritares së vetme – portalit e-albania.

  • Nga Maji 2019 mbi 93 % e biznesit nuk paraqitet fizikisht nëper sportelet e doganës shqiptare.

Rikthyem shpresën për një proces të thjeshtë rimbursimi të TVSH-së.

E zgjidhëm këtë ngërç në marrëdhëniet me bizneset duke rimbursuar TVSH-në në kohë optimale dhe duke zeruar vonesat për të gjithë eksportuesit, fasonët dhe agropërpunuesit.

Sigurisht z. Kryeminister,  ka akoma punë për të bërë. Treni ynë nuk ndalet.

Sikurse e kemi thënë edhe më parë:

Angazhimi yni është dhe do të mbetet Rindertimi i plotë i një procesi modern te mirëadminsitrimit fiskal – atij tatimor dhe doganor – një administratë që punon bazuar në sisteme, dhe krijon sa më pak kosto.

Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë të mbështesim edhe më tej biznesin.

Prej 1 janarit tw kwtij viti, 90% e bizneseve shqiptare do paguajnë zero taksa dhe inspektorët do të jenë një e shkuar për biznesin e vogël.

Prej 1 Janarit të viti 2023, rimbursimi i TVSHsë do të jetë automatik.

Do të bashkojmë Apelimin Tatimor dhe Doganor në një dritare të vetme.

Pagesa e taksave për të gjithë do të jetë vetëm dixhitale

Vizioni i Partisë Socialiste drej dixhitalizimit të ekonomisë sot është më i prekshëm.

Pwrgjatë dy mandateve të para kemi mbwshtetur bizneset në fushën e teknologjisë së informacionit duke  aplikuar lehtësi fiskale.

Sot kemi në diskutim një ligj të ri të start up-eve në fushën e inovacionit me objektiv të qartë nxitjen e ideve inovatore dhe zero taksa për dy vitet e para.

Në programin tonë ekonomik për mandatin e tretë:

-Vijojmë të nxisim sipërmarrjet e te rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja start-up do të 5-fishohet.

 

-Do të mbështesim emigrantët që të transferojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në Shqipëri përmes:

– 5 mijë Euro mbështetje në formë granti për çdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer.

– Do të mbështesim transformimin e proceseve të prodhimit nëpërmjet investimeve në teknologji të re, me një mundësi për amortizim të përshpejtuar me dy herë. Kjo do të lehtësojë barrën tatimore dhe kompanitë do të rrisin likuiditetet.

– Do të krijojmë instrumentin e garancisë prej 50 milionë eurosh për manifakturën për të përballuar kostot e ndërrimit dhe kalimit në linja prodhimi të reja.

– Do të krijojmë programet “Inovacion dhe ekselencë në manifakturë” dhe “Inovacion dhe ekselencë në IT” për trajnime në inovacion, dizajn, marketing, kërkim dhe zhvillim nëpërmjet mbulimit të kostove të trajnimit 100%.

– Kostot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% si 2-fish i tatimit të zbritshëm ndaj shoqërive ku është i punësuar përfituesi.

Shqipëria 2030 është Shqipëria e gjeneratës së re, e atyre të rinjve e të rejave kudo në Shqipëri nga veriu ne jug, në çdo vend të botës ku banojnë shqiptarë. E atyre që e duan këtë vend dhe duan ta shohin më të fortë ekonomikisht dhe më të begatë.

Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, e produkteve “Made in Albania”, që konkurrojnë denjësisht tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.