Nga pikëpamja buxhetore, angazhimi i Qeverisë Shqiptare në procesin e vaksinimit dhe alokimeve të nevojshme për të plotësuar cdo nevojë për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë ka qënë në nivelet me optimale gjatë këtyre dy viteve.
Prej vitit 2020, kur ende luftohej me pandeminë me masa reaguese, parandaluese dhe mbështese, vaksinimi si zgjidhja e vetme dhe më afatgjatë ka qënë një prioritet Qeverisë.
Cdo nevojë në sistemin shëndetësor është përballuar me sukses përmes buxhetit të shtetit dhe mbështetjes së gjerë të partnerëve tanë kryesorë ndërkombëtarë.
Për vitin 2020 në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë alokuar 25 milion euro fonde shtesë dhe 5 milion euro grante të cilat janë përdorur për përballimin e epidemisë së Covid 19.
Kështu, Qeveria Shqiptare ka siguruar:
Në aktin e fundit normativ të buxhetit 2020 Qeveria alokoi një shtesë të fondeve për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale me 1.4 miliardë lekë, nga të cilat:
400 milionë lekë për spitalet në shërbim të situatës së COVID 19;
1 Miliardë lekë shkojnë për Skemën e Ndihmës Ekonomike & Paaftësisë, në funksion të përdorimit nga pasojat sociale të Pandemisë Covid-19.
Në vitin 2020 nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është kryer gjithashtu pagesa prej 430 milion lekë për kuotën në bazë të marrëveshjes me COVAX.
Ndërkohë për vitin 2021, nga Fondi Rezerve i Buxhetit te Shtetit për vitin 2021, në muajin Janar, janë akorduar fonde në vlerën 430 milion lekë, për parapagimin e dozave të vaksinës Pfizer.
Së bashku me të gjitha përpjekjet e suksesshme për negociata dhe përfshirjen në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria filloi me datë 11 Janar 2021 vaksinimin antiCovid me vaksinën Pfizer – BioNTech.
Së fundmi në 2 Akte Normative, Qeveria Shqiptare ka bërë të mundur rialokimin e buxhetit të nevojshëm drejt Fondit Rezervë për mbulimin e nevojave aktuale dhe të ardhme për vaksina, konkretisht si më poshtë:
Kjo nevojë ka qënë e lidhur ngushtësisht me përfitimin e një grupi të vaksinave nëpërmjet akteve normative dhe VKM-ve për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër Covid-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës”.
Qeveria Shqiptare mbetet e gatshme të sigurojë dhe të marrë në vazhdimësi masat e nevojshme për mbulimin e plotë të planit të vaksinimit masiv të popullatës.
Ndërhyrjete fundit në buxhet nuk prekin parametrat kyc makro-fiskalë dhe parashikimet për stabilitetin e tyre.
Indikatorët si deficiti buxhetor dhe borxhi publik mbeten të pandryshuara dhe në përmirësim drejt një konsolidimi fiskal afatmesëm. Kështu, “Shqipëria Buzëqesh” do të shndërrohet edhe në sloganin e përbashkët të një ekonomie që rimëkëmbet shpejt dhe qendrueshëm.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.