Postuar më: 06/02/2019

Rritet bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite. Arrihet Marrëveshja për eleminimin e taksimit të dyfishtë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, është   duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, të karakterit ekonomik. Një takim shumë i rëndësishëm është vlerësuar ai më Ministrin e Financave, Mohammed bin Abdullah Al-Jadaan, ku shqyrtuan aspektet e bashkëpunimit financiar dhe ekonomik mes dy vendeve, dhe diskutuan një numër çështjesh me interes të përbashkët dhe mjetet për t’i forcuar ato.

Gjatë këtij takimi u arrit nënshkrimi i Marrëveshjes  për  eleminimin e taksimit të dyfishtë,  çka nënkupton më shumë bashkëpunim mes komunitetit të biznesit dhe nxitjes së investimeve të huaja.

Për të krijuar një klimë të favorshme për biznesin e sidomos atë të huaj qeveria shqiptare zbaton Marrëveshjet e  eleminimit të taksimit të dyfishtë me 41 vende të ndryshme.

Marrëveshja e heqjes së taksimit të dyfishtë  edhe me Arabinë Saudite pritet të rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve në  fusha të ndryshme të ekonomisë, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Ministrja Denaj, është pjesë e delegacionit qeveritar që po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Arabinë Saudite.