Postuar më: 18/10/2021

Raporti i OECD: Shqipëria përmirëson performancën në 10 nga 15 dimensionet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Takimin e Nisjes së Publikimit të “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore 2021: Një vështrim politik”, organizuar nga OECD, me pjesëmarrjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BB6): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në emër të Qeverisë Shqiptare, Ministrja Ibrahimaj, falënderoi të gjithë ekipin e OECD,  për përgatitjen e raportit mbi “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Një Parashikim i Politikave 2021”, ku sipas saj, rëndësia  e këtij raporti është më e lartë për shkak të analizës së reformave të rajonit të Ballkanit Perëndimor nën krizën e pandemisë COVID-19.

“Konkurrenca e ekonomive tona është në proces rishikimi të udhëhequr nga situata e re ekonomike e pandemisë globale. Ne duhet të përqafojmë sfidat dhe mundësitë e reja në mënyrë që ta drejtojmë ekonominë tonë në një standard të lartë – një ekonomi e nxitur nga inovacioni”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj në fjalën e saj.

Sipas këtij raporti, Shqipëria ka përmirësuar performancën e saj,  që nga publikimi i raportit Competitiveness Outlook 2018,  në 10 nga 15 dimensionet si: promovimi dhe lehtësimi i investimeve; kuadri i politikave tregtare; sistemi i edukimit; kushtet e punësimit; përafrimi me standardet e BE-së në sektorin e energjisë dhe politikën tatimore ka parë bashkëpunim më të madh ndërkombëtar dhe përafrim më të madh me tendencat e fundit tatimore ndërkombëtare. Reforma të rëndësishme janë bërë gjatë viteve të fundit në këta sektorë.

Ndërkohë që edhe pse është bërë shumë sipas Ministres, ka ende për të përmirësuar në fusha,  si rritjen e përpjekjeve për të diversifikuar aksesin në financa, forcimin e aranzhimeve institucionale për pronësinë shtetërore, forcimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit përmes investimeve në kërkimin e sektorit publik dhe bashkëpunimin biznes-akademi; rritjen e  shoqërinë dixhitale duke investuar në aftësitë digjitale dhe duke përmirësuar teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) në shkolla;  në mbrojtjen e mjedisit përmes politikave gjithëpërfshirëse të përdorimit të tokës dhe përmirësimit të trajtimit të ujërave të zeza, si dhe intensifikimin  në përpjekjet kundër korrupsionit duke përmirësuar mbrojtjen e sinjalizuesve dhe duke forcuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Ministrja tha se zbatimi i rekomandimeve të raportit të Konkurrueshmërisë 2021 është i rëndësishëm dhe ne i njohim ato për të nxitur zhvillimin ekonomik. Do të jetë Ministria e Financave dhe Ekonomisë  që do të koordinojë rekomandimet e këtij raporti dhe do të sigurojë që të gjitha autoritetet janë duke punuar drejt zbatimit të tyre.

Raporti i mëparshëm i Konkurrueshmërisë Outlook 2018 ndihmoi MFE për koordinimin në hartimin dhe zbatimin e politikave  më tej në disa dimensione.

Raportet e Perspektivës së Konkurrueshmërisë po shërbejnë si udhëzues për të formuluar reformat strukturore në Programet e Reformës Ekonomike, tha Ministrja, duke theksuar  Programin e  fundit të  Reformës Ekonomike (ERP) 2021-2023  të  Shqipërisë që përmban prioritetet e qeverisë dhe strategjitë dhe dokumentet kombëtare dhe rajonale.

Raporti Outlook i Konkurrueshmërisë 2021 do të shërbejë si udhëzues edhe për përgatitjen e Programit të ardhshëm të Reformës Ekonomike 2022-2024 në mënyrë që të vendoset ekuilibri midis fuqive të brendshme dhe kërcënimeve të jashtme, me qëllim që të mundësojë rritje të qëndrueshme, rritje të punësimit dhe reduktim të borxhit publik,  u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

“Gjetjet e “Perspektivës së Konkurrencës” janë inkurajuese dhe vërej se Shqipëria ka bërë përparim në 10 nga 15 dimensionet. Kjo është koha e duhur për të rishikuar përparimin e bërë nga Shqipëria për përmirësimin e konkurrueshmërisë së saj dhe për të parë më me kujdes fushat që kërkojnë vëmendje urgjente. Përpara janë sfida kyçe duke përfshirë thjeshtimin e politikës tatimore, e cila ofron parashikueshmëri, ndërsa siguron menaxhim të mirë të të ardhurave, si dhe trajtimin e informalitetit dhe evazionit fiskal, që mbeten pengesa për konkurrencën e ndershme. Është thelbësore të përmirësohet klima e biznesit në Shqipëri, duke përfshirë zbatimin efektiv të sundimit të ligjit dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë,” tha Ambasadori i Bashkimi Evropian, Luigi Soreca.

Për realizimin e këtij Raporti  për palën shqiptare u përfshinë  16 kordinatore të institucioneve qëndrore dhe 16 ekspertë të INSTAT.