Projekti NEST/ MFE publikon thirrjen për përzgjedhjen e ideve për “Menaxhimin e Destinacionit Inteligjent” në Shqipëri

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të projektit NEST – “Networking for Smart Tourism Development”, projekt i financuar nga programi Interreg – IPA CBC Itali – Shqipëri – Mali i Zi, publikon thirrjen për përzgjedhjen e ideve dhe të kompanive me qëllim krijimin dhe eksperimentimin e tri itinerareve të reja tematike ndërkufitare, midis Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

 

Karakteristikat e ideve për ndërtimin e itinerareve janë si më poshtë:

 

Një ose më shumë propozime mund të paraqiten nga propozuesi.

Propozimi për krijimin e rrugëve eksperimentale për “destinacionin e turizmit inteligjent” në Shqipëri, do të paraqitet sipas formës së bashkangjitur (shih Shtojcën A).

Duhet të plotësohet një formular i ndryshëm për secilin propozim që duhet të paraqitet.

 

Propozimi i vetëm përfshin një nga sektorët: trashëgimia kulturore dhe eno-gastronomi apo sporti dhe natyra.

 

Në përputhje me karakteristikën ndërkufitare të projektit dhe në bazë të zgjedhjeve të bëra nga partnerët e projektit, propozimet mbi trashëgiminë kulturore dhe eno-gastronominë duhet të promovojnë ndërtimin e itinerareve me temën vijuese: “Zbulimi i kohës para-romake dhe bota romake” dhe propozimet për sportin dhe natyrën duhet të kenë të bëjnë me: “Ecje në këmbë, biçikletë dhe sporte në parqe natyrore”.

 

Propozimi duhet të përfshijë aktivitete në të paktën dy faza, ose dy vendndodhje në Shqipëri.

Ai gjithashtu duhet të përmbajë përshkrimin e të paktën dy llojeve të ofertave për turistët, midis atyre që tregohen këtu, si për shembull:

 

  1. a) vakt në një restorant ose shtëpi në fermë;
  2. b) provë e produkteve tipike;
  3. c) laborator eno-gastronomik;
  4. d) vizitë dhe përvoja në ndërmarrjet agro-ushqimore;
  5. e) vizitë dhe përvojë në dyqanet artizanale dhe bizneset lokale;
  6. f) Ekskursion në këmbë, me biçikletë ose mjete të tjera ekologjike;
  7. g) Ekspozitë artistike ose punëtori artistike;
  8. h) Turne me guidë në një sit me interes historik-artistik-arkitektonik;
  9. i) Aktivitet sportiv;
  10. j) Punëtori tematike;

 

Objektivat specifike të këtij aktiviteti:

Kjo “Përzgjedhje idesh” promovon pjesëmarrjen dhe përfshirjen e gjerë të qytetarëve, autoriteteve lokale, operatorëve lokalë të turizmit dhe sipërmarrësve kandidatë në hartimin e një serie paketash inovative të turizmit, të frymëzuara nga parimet e integrimit midis natyrës, aseteve kulturore dhe agroushqimore të krijuara posaçërisht për turistët e synuar, të theksuar në tekstin e projektit (dashamirësit e pasurive historike dhe kulturore, sportistët dhe dashamirësit e ambienteve të jashtme).

 

Kjo do të lejojë krijimin e itinerareve të reja eksperimentale të bazuara në menaxhimin inteligjent të destinacioneve lokale, gjithashtu në një perspektivë ndërkufitare.

 

Itineraret e zgjedhura, koherente me kontekstet tematike të specifikuara më lart dhe që lidhen me Shqipërinë, do të duhet të favorizojnë zhvillimin e sipërmarrjes lokale inovative dhe të rrisin atraktivitetin e destinacioneve më pak të njohura, duke rritur dhe promovuar veçoritë e secilës zonë pilot.

 

Për të aplikuar duhet të plotësohet dokumentacioni bashkëngjitur këtij njoftimi, sipas udhëzimeve përkatëse.

 

 

NEST_autorizim_D.T3.4.3

NEST_Thirrje per ide_D.T3.4.3

Shtojca A – Skeda_e_prezantimit_te_nje_propozimi_D.T3.4.3

Shtojca B_kerkese_per_pjesemarrje_D.T3.4.3