Postuar më: 21/09/2021

Prezantohet Ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ministrja e re Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, u prezantua në

institucionin që do të drejtojë nga Zëvendëskryeministri z. Arben Ahmetaj.

Gjatë takimit me stafin drejtues të kësaj ministrie dhe institucioneve të

varësisë, Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje, se fokusi i MFE do të jetë forcimi i

rolit si një udhëheqës institucional që harton e drejton politikat ekonomike dhe

fiskale, në mbështetje të të gjitha reformave të qeverisë.

Delina Ibrahimaj mori votëbesimin në Parlamentin e Shqipërisë për të drejtuar

Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si pjesë e kabinetit qeveritar Rama 3.