Postuar më: 21/10/2014

“Moody’s” konfirmon qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare

Në datën 21 tetor 2014 kompania prestigjoze e vlerësimeve “Moody’s”  ka publikuar raportin vjetor të analizës së kreditit, në të cilën jep vlerësimet e veta lidhur me situatën ekonomike dhe vlerësimin e kreditit për Shqipërinë. Sipas “Moody’s”  konsolidimi fiskal dhe masat e ndërmarra për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga qeveria shqiptare nën marrëveshjen tre-vjeçare me FMN-në kanë balancuar situatën fiskale të përkeqësuar ndjeshëm gjatë periudhës zgjedhore të vitit 2013. Masat e reja të ndërmarra ofrojnë një përgjigje paraprake të rëndësishme përsa i përket frenimit të përkeqësimit të fuqisë fiskale, veçanërisht në lidhje me gjenerimin e të ardhurave, ku Shqipëria vazhdon të performojë më poshtë se vendet e rajonit.

Marrja e statusit të vendit kandidat në qershor 2014 është një faktor, i cili ndikon pozitivisht në vlerësimin  e kreditit për Shqipërinë.

Sipas “Moody’s” vendi ka bërë progres lidhur me adresimimin e korrupsionit dhe avancimin e reformës së gjyqësorit, megjithëse procesi i konvergjencës institucionale për të arritur standardet e BE është larg. Gjithashtu Moody’s vlerëson efekte pozitive nga integrimi në BE dhe pret shtimin e flukseve të investimeve të huaja ndërmjet vendeve të rajonit.

Sfidat e Shqipërisë lidhur me kreditimin janë të lidhura ngushtë me nivelin e lartë të borxhit, i cili mund të kap nivelin e 73 % në vitin 2015, si edhe gjithashtu me nivelin e lartë të huamarrjes për shkak të nevojave për rifinacimin e borxhit të brendshëm dhe rifinancimin e Eurobondit në nëntor 2015. Qeveria është duke punuar ngushtë me institucionet multilaterale për të përmirësuar qëndrueshmërinë e strukturës së borxhit të brendshëm, i cili karakterizohet nga jetëgjatësia e ulët dhe mbështetja kryesisht mbi sistemin bankar, tashmë i ngarkuar me një volum të lartë kredish që nuk performojnë (NPL).

Për më tepër, reformat gjithëpërfshirëse të sektorit të energjisë që pritet të realizohen me mbështetjen e Bankës Botërore, janë esenciale në përmirësimin e klimës së biznesit dhe për parandalimin e rigjenerimit të detyrimeve të prapambetura.

“Moody’s”  vlerëson me outlook të qëndrueshëm vlerësimin e kreditit B1 të Shqipërisë. të qëndrueshëm duke theksuar se kemi të bëjmë me një raport vjetor dhe jo me një aktivitet vlerësimi të kreditit.

Gjithashtu, kompania e vlerësimit specifikon se progresi në lidhje me reformat strukturore, në mënyrë të veçantë trajtimi i korrupsionit, forcimi i të drejtave të pronësisë dhe efikasiteti juridik do të rezultojnë në përmirësim të aftësive konkurruese dhe atraktivitetin e biznesit. Nga ana tjetër, një dështim për të stabilizuar deficitin fiskal dhe nivelin e borxhit publik do të ushtronte presion mbi uljen e vlerësimit të kreditit. Gjithashtu, vlerësohen me risk lidhur me vlerësimin e kreditit detyrimet e larta kontigjente të akumuluara nga kompensimi i pronave dhe sektori i energjisë.

Të rejat e fundit