Ministria e Financave

Misioni i Ministrisë së Financave është arritja e stabilitetit ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike. Ministria e Financave e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:
a) politikën makroekonomike dhe fiskale;
b) administrimin e të ardhurave;
c) administrimin e buxhetit të shtetit;
ç) menaxhimin e borxhit publik dhe garancive shtetërore të huasë;
d)administrimin financiar;
dh)menaxhimin financiar dhe kontrollin;
e)menaxhimin e asistencës financiare të Bashkimit Evropian;
ë)inspektimin financiar publik;
f)bashkërendimin e përgjithshëm të auditimit të brendshëm;
g)parandalimin e pastrimit të parave dhe terrorizmit
gj)lojërat e fatit.