Postuar më: 07/06/2021

Ministrja Denaj takohet me Përfaqësuesin e ri të BB në Shqipëri

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, priti në një takim kortezie Përfaqësuesin e ri të Përhershëm të Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, z. Emanuel Salinas dhe znj. Maryam Salim, e cila përfundon me sukses mandatin e saj 4-vjeçar në vendin tonë.

 

Gjatë këtij takimi, Ministrja Denaj shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për kontributin që Banka Botërore ka dhënë në vite për Shqipërinë, në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në zhvillimin e reformave kyçe ekonomike.

 

Gjithashtu, Ministrja shprehu angazhimin se, së bashku me Bankën Botërore në Shqipëri, qeveria shqiptare do të vijojë zbatimin e masave për uljen e ndikimit të pandemisë në ekonomi dhe rimëkëmbjen e shpejtë të saj në të ardhmen.