Postuar më: 04/06/2021

Ministrja Denaj prezanton para donatorëve Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve

 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi  gjatë një takimi online me donatorët,  Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve dhe Planin e Veprimit 2021 – 2027 (BIDS).

Ky ishte takimi i parë në kuadër të konsultimit publik, ku Ministrja, krahas informimit, falenderoi donatorët për mbështetjen e vazhdueshme.

Në fjalën e saj, Ministrja Denaj vlerësoi se Shqipëria përballoi  shumë mirë situatën e pandemisë dhe synon një rimëkëmbje të plotë të të gjithë sektorëve të ekonomisë, që po përballet me një sfidë të dyfishtë, si transformimi dixhital dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar.

Kjo strategji,  e përgatitur tashmë nga ekspertë të MFE-së, është në përputhje me strategjitë dhe programet kryesore në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha Ministrja, do të jetë transparente dhe efektive për të mbështetur bizneset dhe investitorët.

Sipas Denaj, BIDS është e orientuar sipas politikave të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin ekonomik afatmesëm duke u përqëndruar në NVM-të dhe investimet, cka do ta bëjë që ekonomia shqiptare të jetë konkurruese, më e drejtuar nga inovacioni dhe e bazuar në dije.

Ministrja  gjatë këtij prezantimi renditi tre fushat e ndërhyrjes dhe qëllimet e politikës:

  1. Tërheqja dhe ndërkombëtarizimi i investimeve “Zhbllokoni plotësisht potencialet e investimeve për zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e integrimit në tregjet ndërkombëtare dhe zinxhirët e vlerës”.

Veprimet kryesore prioritare janë:

  1. a) Promovimi sistematik i investimeve të synuara
  2. b) Programi i strukturuar i kujdesit pasues
  3. c) Vlerësimi dhe reforma e programit TEDA
  4. d) Programi i zhvillimit të furnitorit
  5. e) Strategjia e eksportit
  6. f) Nisma për zhvillimin e biznesit elektronik
  7. Zhvillimi i NVM-ve, sipërmarrja dhe inovacioni “Zhvillimi i një ekosistemi dinamik dhe të qëndrueshëm për sipërmarrjen dhe inovacionin”

Veprimet kryesore prioritare janë:

  1. a) Skema e mbështetjes së sipërmarrjes së bazuar në konkurrencë
  2. b) Forcimi i ekosistemit fillestar
  3. c) Integrimi ndërkombëtar i ekosistemit fillestar
  4. d) Nisma për ngritjen e zinxhirit të vlerës së bazuar në konkurrencë
  5. e) Rritja e aksesit për financimin e NVM-ve
  6. f) Programi i aftësive të ndërmarrjeve për NVM-të

 

  1. Zhvillimi i kapitalit njerëzor, “Eksploroni mënyra të reja për të nxitur zhvillimin bashkëpunues të kapitalit njerëzor”

Veprimet kryesore prioritare janë:

  1. a) Skema e mbështetjes për zhvillimin bashkëpunues të kapitalit njerëzor
  2. b) Programi i zhvillimit të forcës së punës për dhe me NVM-të dhe investitorët
  3. c) Sistemi i parashikimit të nevojave të aftësive
  4. d) Vlerësime të rregullta të nevojave për trajnim

Drafti i Strategjisë është produkt i konsultimeve intensive me aktorët kryesorë të interesit dhe ekspertët, ku tetë takime të grupeve tematike të punës janë mbajtur midis shtatorit dhe nëntorit 2020.