MFE bën thirrje: Ide novative, aplikoni të përfitoni për zhvillimin e biznesit te ChallengeFund

Keni një ide inovative, një projekt, i cili mund të ndikojë pozitivisht në ekonominë lokale, është një domosdoshmeri në tregun aktual apo një vlerë e shtuar në sfondin e biznesve, por iu mungon fondi fillestar?
Lajmi i mirë është se prej 15 Shkurtit është hapur thirrja e katërt e #ChallengeFund për çdo të interesuar që ka dëshirë të aplikojë dhe kërkon një mundësi për të rritur më tej biznesin e tij. Mos hezitoni të aplikoni, sidomos nëse ky biznes operon në sektorin e agrikulturës, zgjidhjeve digjitale apo zgjidhjeve inovative të lidhura me Covid-19. Duke jetuar në këtë kohë pandemie, sektorëve të lartë përmendur do t’iu jepet më shumë prioritet gjatë vlerësimit nga ekipi i Challenge Fund në kategorinë e startup-eve.
Fondi menaxhohet nga një ekip i Ambasadës së Suedisë në Tiranë, në mbështetje të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Fondi ka dy dritare të veçanta të aplikimit.
Dritarja 1 është e hapur për idetë fillestare innovative, pra që janë në një fazë të hershme të zhvillimit.
Dritarja 2 është e hapur për organizatat e përfshira në shërbime fillestare inovative, d.m.th. për ofruesit e shërbimeve të inovacionit që duan të përditësojnë më tej kapacitetin e tyre dhe / ose për të zhvilluar shërbime të reja innovative ne biznesin e tyre.

Afati i aplikimeve është deri në 15 Mars 2021.
Për kriteret e aplikimit, rregullat dhe afatet vizitioni faqen: http://challengefund.euforinnovation.al/apply/
Info: Përgjatë tre thirrjeve, #ChallengeFund ka mbështetur 23 sipërmarrës të rinj si edhe 5 organizata që janë në mbështetje të inovacionit.