Mbështetje për sipërmarrjen, 154 biznese përfituan grante nga Projekti IDEA


Projekti IDEA mbështeti financiarisht 154 biznese  gjatë periudhës Shtator 2018- Janar 2021.
Projekti erdhi si një bashkëpunim ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë Gjermane në kuadër të programit Proseed, dhe u menaxhua nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe GIZ.
Ky program mbështeti bizneset e reja dhe sipërmarrësit e rinj në konkretizimin e ideve të tyre nëpërmjet trajnimeve për planet e biznesit.  Gjithashtu ofroi një skemë financiare mbështetëse për konkretizimin e biznesit.
Nga ky projekt deri në Janar 2021 u disbursuan
581.453 euro në formë  Grantesh.
Sipas të dhënave,  187 vende të reja pune janë gjeneruar nga mbështetja e këtij projekti, nga të cilët 100 prej tyre janë femra. Nga numri i përgjithshëm i 154 fituesve të granteve, 50.2% e tyre janë femra, dhe 27.2% janë emigrantë të kthyer në Shqipëri