Postuar më: 07/04/2021

FMN vlerëson rimëkëmbjen ekonomike në Shqipëri në 2020

Masat e marra nga Qeveria gjatë vitit të kaluar për rimëkmbjen  ekonomike kanë dhënë efektet e tyre pozitive. Lidhur me këtë Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar vlerësimin e rritjes ekonomike  për 2020.

Në datat 3 – 9 Mars 2021, nëpërmjet komunikimit virtual, u zhvillua një mision i radhës post-monitorimi i Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Misioni i FMN zhvilloi takime me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Anila Denaj, si dhe me drejtues dhe pjesëtare të stafit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE), ku u diskutuan zhvillimet dhe perspektiva mbi cështje të ndyshme të financave publike dhe ekonomisë së vendit.

Në mbledhjen e fundit konkluduese, shefja e misionit të FMN, Znj. Yan Sun dhe ministrja Denaj, së pari, shprehën konsideratat e ndërselljta për bashkëpuminin mjaft të mirë nga stafet e të të dy ekipeve.

Gjatë këtij takimi konkludues, ndër të tjera, misioni i FMN prezantoi vlerësimet dhe parashikimet e tij paraprake mbi ekonominë, ku për vitin e shkuar 2020 vlerësonte se recensoini ishte mjaft më i zbutur dhe i kontrolluar se sa parashikimet e mëparshme, në rangun e rreth -3.5 përqind. Ndërsa për vitin aktual 2021, FMN parashikon që rritja do t’i rikthehet një niveli prej rreth +5.5 përqind, për të konverguar më tej në afatin e mesëm 2022 – 2026 në mesatarisht rreth +3.5 përqind në vit.

Sa i takon parametrave kryesorë të financave publike, misioni i FMN në vlerësimet e tij paraprake vlerëson se borxhi total publik (përfshirë detyrimet e prapambetura) për vitin 2020 të jetë rreth 76 përqind e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ndërsa parashikon pothuajse një stabilizim të këtij niveli (me një reduktim marxhinal) në vitin 2021 dhe me tej një reduktim më të konsiderueshëm në afatin e mesëm në vijim 2022 – 2026, ndërkohë që parashikon se balanca primare e buxhetit do t’i rikthehet niveleve marxhinalisht pozitive nga viti 2023 e në vijim, në përputhje kjo me rregullin e ri fiskal të përfshirë në Ligjin Organik të Buxhetit në Korrik të 2020.

Gjatë takimit u diskutua edhe për risqet e financave publike. Dy prej risqeve më kryesore sipas FMN, por njëkohësisht edhe dy prej mundësive për përmirësim të qenësishëm në periudhën afatmesme, janë së pari përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, si nëpërmjet reduktimit të informalitetit ashtu edhe nëpërmejt reduktimit të përjashtimeve tatimore. Gjithashtu një hapësirë e madhe për përmirësim ekziston në kahun e shpenzimeve buxhetore, vecanërisht në menaxhimin e investimeve publike, përfshirë këtu edhe ato të realizuara nëpërmjet Partneritet Publik Privat.

FMN u shpreh se misioni i ardhshëm i saj mendohet të kryhet gjatë gjysmës së dytë të vitit 2021, i cili do të jetë në kuadrin e Artikullit IV të marrëvëshjes me FMN dhe, si tipikisht në natyrën e misioneve të Artikullit IV, do të jetë një mision më i thelluar dhe gjithëpërfshirës.