BUXHETI dhe PAKETA FISKALE 2014
Për të mos përsëritur ato analiza dhe përshkrime që i janë bërë situatës ekonomike të vendit, më lejoni t’ju kujtoj se parashikimi i përafërt për mbylljen e vitit 2013, nga pikëpamja e treguesve makroekonomikë, është:
Të ardhurat 321,918 në mln lekë ose 23.8% e PBB
Shpenzimet 405,408 29.9 %
Deficiti 83,489 6.2 %
Borxhi publik 936,466 69.1 %
PBB nominale 1,369,000
Rritja ekonomike reale 1.3 %
Kapërcimi i kësaj situate nuk është një detyrë afatshkurtër. Rivendosja e ekuilibrave makroekonomikë (si sjellja e deficitit buxhetor në kufirin e 3% të PBB-së dhe ulja e borxhit publik në maksimumi 60%) kërkojnë një program afat mesëm që të gjithë do të duhet të kontribuojnë.
Në përgatitjen e buxhetit të ri nuk presim mrekulli, por presim realizëm, disiplinë të fortë fiskale dhe buxhetore, ndryshim mentaliteti në përdorimin e fondeve publike, përgjegjësi dhe transparencë.
Buxheti i vitit 2014 ka mbështetjen dhe konsulencën e plotë të FMN-së dhe BB-së për të garantuar rivendosjen e stabilitetit makroekonomik dhe të garancive makroekonomike për një zhvillim të qëndrueshëm afatgjatë.
Fryma që karakterizon buxhetin e ri, kërkon të mësohemi me një mënyrë të re jetese dhe sjellje ndaj financave publike. Kjo mënyrë e re kushtëzohet nga dështimet dhe pësimet e së shkuarës, nga papërgjegjshmëria dhe euforia e shifrave dhe shkëlqimi i rremë i arritjeve dhe ritmeve të rritjes ekonomike nga qeveria e shkuar.
Ky buxhet shquhet për realizëm, për vërtetësi, për ndarje të përgjegjësive dhe një seri politikash të reja që do të sjellin shpejt (6-mujorin e dytë) optimizëm, gjallëri, rritje dhe zhvillim ekonomik.
Duke ndjekur frymën e programit elektoral të koalicionit qeverisës, treguesit kryesorë makroekonomikë të buxhetit 2014 (natyrshëm që të tjerë më të shumtë do vijojnë në vitet në vijim të mandatit të qeverisë) janë:
në milionë lekë
Të ardhurat 363,966 ose +42,048 ose 26.1% e PBB
Shpenzimet 455,566 +54,158 32.9 %
Deficiti 91,600 +12,111 6.6 %
Borxhi publik 1,044,855 +108,389 72.6/74.8%(arrears)
PBB nominale 1,395 – 1,412,000 +39,767
Në bazë të parashikimeve makroekonomike, për vitin 2014 parashikohet një rritje reale ekonomike prej 2.1%.
Çfarë e karakterizon Buxhetin 2014?
Politika e re fiskale
Buxheti i vitit 2014 është ndërtuar mbi bazën e një politike fiskale me mjaft të reja. Në vazhdim të premtimit elektoral, është hequr dorë nga tatimi i sheshtë, është realizuar parimi se kush fiton më shumë, paguan më shumë. Paketa e re fiskale dallohet për ndërtimin e saj në funksion të stabilizimit të ekonomisë, duke synuar të gjenerojë rreth 18 miliard lekë shtesë të ardhura nga Tatimet dhe Doganat. Kjo barrë fiskale shpërndahet midis bizneseve dhe individëve.
E ardhura e tatueshme
(lekë në muaj) |
Norma e tatimit | |
Nga | Deri në | |
0 | 30,000 | 0 % |
30,001 | 130,000 | + 13 % të shumës mbi 30,000 lekë |
130,001 | më tepër | 13,000 lekë + 23 % të shumës mbi 130,000 lekë |
Sipas këtij skenari, norma efektive e tatimit e kalon masën 10% për pagat mbi 130,000 lekë. Kjo do të thotë se pagat nën 130,000 lekë do taksohen më pak se me skemën aktuale dhe ato më të larta se 130,000 lekë, më shumë. Paga prej 130,000 lekë mund të konsiderohet si pika e thyerjes. Efekti i këtij ndryshimi në buxhet është minus 1.5 miliardë lekë. Me këtë skemë përfitojnë 97% e punonjësve të tatueshëm dhe vetëm 3% e tyre paguajnë më shumë. Në të ardhurat tatimore, të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë rreth 9%.
Theksojmë se 56% e të punësuarve në Shqipëri i përkasin fashës së parë me 0 % tatim; mbi 40% e të punësuarve i takojnë fashës së dytë, ku norma efektive e taksës ulet nga 10% në kufijtë 2.4% deri në 9.8%; dhe vetëm 3% e të punësuarve i përkasin fashës së tretë, të cilëve u rritet norma efektive e taksës.
Intervalet | Numri i të punësuarve | Në % ndaj totalit |
0 – 30 000 | 165,722 | 56.4 |
30 001 – 130 000 | 173,150 | 41.4 |
Mbi 130 000 | 11,213 | 2.8 |
Buxheti 2014 – shpenzimet
Sqarime në ndihmë të buxhetit:
Në masat e përmendura më sipër ka nga ato që kanë ngarkesë negative, sidomos për konsumatorin. Por edhe pse në dukje të tilla, ato kanë argument të mjaftueshëm për t’u përfshirë në buxhet duke kontribuar në rritjen e të ardhurave. Ndër këto masa përmendim:
Procedura tatimore
Në paketën Buxheti 2014 ka edhe ndryshime procedurale që përmirësojnë dhe lehtësojnë klimën e biznesit, të bërjes biznes dhe të marrëdhënieve me administratën tatimore. Kështu, për shembull:
Këto janë disa nga cështjet më kryesore nga ato çka Buxheti 2014 ka planifikuar dhe paraqitur për miratim. Faleminderit!
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2022 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.