Drejtori i Drejtorisë
Znj.Albana Gjinopulli
Kontakt: albana.gjinopulli@financa.gov.al
Struktura
Funksionet
Funksionet e saj janë:
1.zhvillon, administron dhe zbaton strategjinë e harmonizuar në fushën e auditimit të brendshëm në sektorin publik, si dhe e monitoron këtë veprimtari në nivel kombëtar.
2. harton dhe propozon përmirësimin e ligjislacionit kryesor dhe mbështetës për auditimin e brendshëm në sektorin publik.
3. harton dhe propozon politikat, manualet, procedurat, udhëzimet dhe rregulloret për auditimin e brendshëm për përshtatjen dhe përafrimin e tryre me standartet ndërkombëtare, të pranuara, të auditimit të brenshëm.
4.përgatit dhe administron planin e konsoliduar strategjik e vjetor të veprimtarisë së auditimit të brendshëm në njësitë publike;
5. paraqet, brenda muajit maj të çdo viti, te Ministri i Financave raportin për funksionimin e auditimit të brendshëm në sektorin publik, pjesë e raportit vjetor të konsoliduar për kontrollin e brendshëm në sektorin publik;
6.harton dhe zbaton manualin për vlerësimin e cilësisë, e cila përfshin procesin e monitorimit dhe vlerësimit në mënyrë periodike të veprimtarisë së njësive të auditimit të brendshëm , në përputhje me standartet ndërkombëtare, të pranuara, të auditimit të brendshëm;
7.administron metodat e hartuara, në mbështetje të manualit të auditimit, për fusha specifike të auditimit të brendshëm, të paraqitura nga njësitë e auditimit të brendshëm.
8.analizon rekomandimet e dhëna në raportet vjetore të njësive të auditimit të brendshëm;
9.harton,zhvillon dhe administron politikat kombëtare për certifikimin e audituesve të brendshëm , si dhe trajnimin e vijueshëm profesional të audituesve të brendshëm, në bazë të praktikave bashëkohore në fushën e auditimit të brendshëm;
10. harton dhe përditson Regjistrin Kombëtar të audituesve të brendshëm të certifikuar