Këshilli i Investimeve u mblodh sot nën drejtimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Në këtë mbledhje u prezantua, në kuadër të konsultimit publik, Strategjia e re e Nxitjes së Investimeve dhe Biznesit 2021-2027 (BIDS).
Në fjalën e saj, Ministrja Denaj u shpreh se dy objektivat kryesore të Strategjisë janë: Rimëkëmbja nga pandemia COVID 19 dhe Integrimi dhe bashkëpunimi rajonal.
Duke folur për rëndësinë e procesit të integrimit, i cili ka filluar në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet shumë formateve, Ministrja prezantoi vizionin e Strategjisë, i cili është “Një ekonomi shqiptare konkurruese, e nxitur nga inovacioni dhe e bazuar në njohuri, e cila krijon vende të reja pune, por njëkohësisht vende pune cilësore, duke shfrytëzuar mundësitë që ofron tranzicioni digjital dhe transformimi i zinxhirit të vlerave ndërkombëtare, me theksin mbi zhvillimin e qëndrueshëm, integrimin Evropian dhe atë rajonal”.
Po ashtu, Ministrja lançoi tre objektivat specifikë për arritjen e këtij qëllimi janë:
Shpalosja e plotë e potencialit investues për zhvillim ekonomik dhe nxitja e integrimit në tregjet dhe zinxhirin e vlerave ndërkombëtare.
Duke iu referuar dhe Vizionit që Kryeministri Rama ka paraqitur gjatë muajve të fundit, Shqipëria 2030, Ministrja Denaj, vlerësoi se mbështetja kryesore do të shkojë për ato sektorë që japin një kontribut më të madh në rritjen ekonomike, rritjen e punësimit dhe vetë zhvillimit të vendit. Ndër sektorët që nënvizoi Denaj janë, shërbimet, turizmi dhe bujqësia.
Një ndër pikat kryesore ku Ministrja vuri theksin është digjitalizimi i shërbimeve, si një lehtësi më e madhe për sipërmarrjen. “Ne sot po diskutojmë mënyrat se si të mbështesim biznesin drejt një organizimi më efektiv, por edhe të ndikuar nga situata që pandemia na diktoi”, tha Denaj.
Në raport me personelin dhe zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, në këtë Strategji, tha Ministrja, janë përfshirë disa instrumente të cilat lidhen drejtpërdrejt me mbështetjen që i bëhet kapitalit njerëzor nëpërmjet subvencioneve që buxheti i shtetit do të japë nëpërmjet trajnimeve të subvencionuara në disa sektorë të rëndësishëm dhe kryesisht në ato që rrisin vlerën drejt produkteve të dixhitalizimit dhe në veçanti drejt ICT.
Gjithashtu, duke kërkuar kontributin e sipërmarrjes që aderon në Këshillin e Investimeve, që konsultimi i kësaj Strategjie të jetë i suksesshëm, Denaj theksoi se vlera e fondeve dhe granteve të parashikuara për biznesin e vogël dhe të mesëm gjatë këtij procesi do të pesëfishohet dhe është shumë e rëndësishme që të gjithë instrumentet që janë vendosur në këtë strategji të diskutohen për të parë nëse i përshtaten objektivave.
Strategjia e re e Nxitjes së Investimeve dhe Biznesit 2021-2027 është parashikuar të ketë një kosto rreth 9.6 miliardë lekë ose 78.1 milionë euro, ku rreth 71 % do të mbulohet nga buxheti i shtetit.
Ajo parashikohet të zbatohet përmes disa instrumenteve kryesorë, të cilët janë:
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim publik Strategjinë e nxitjes se Biznesit dhe Investimeve, prej disa javësh, ndërkohë që ka një kalendar të këtij konsultimi me të gjitha grupet e interesit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.