Postuar më: 05/02/2021

Denaj në Lushnje: Ndërgjegjësimi fillon nga kompanitë e mëdha

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e shoqëruar nga Drejtore e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, Ledina Beqiraj, zhvilloi një vizitë në një nga kompanitë e njohura në vend për prodhimet e bulmetit, Lufra.

Gjatë kësaj vizite, ministrja Denaj u njoh me investimin, numrin e të punësuarve, por edhe me vështirësitë që  biznesi po has në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.

Të lumtur që mbështesim kompani të cilat ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe kanë në fokus konsumatorin Shqiptar dhe cilësinë që i ofrohet”, tha Denaj.

Ndërsa Drejtore e DPPI, Beqiraj, vlerësoi se, kjo kompani tashmë  ka 13 marka të aplikuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, 6 nga të cilat të regjistruara e kanë bërë këtë kompani të vijojë prodhimin edhe më e sigurt.

Kompania Lufra,  në Lushnje,  filloi prodhimin e saj në 1992, si një punishte e thjeshtë e improvizuar në një dhomë shtëpie, ndërsa  aktualisht është një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri sa i përket produkteve të bulmetit.