Postuar më: 23/02/2021

Denaj: Ndërhyrjet  fiskale, lehtësi për cdo biznes dhe qytetar

 

Lehtësitë e ndërmarra për të përballuar efektet e dy krizave që kaluam  kanë ndikuar  te cdo qytetar dhe biznes. Kështu u shpreh Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në prezencë dhe të Kryeministrit Edi Rama,  gjatë konferencës “Ekonomia në focus”.

Në fjalën e saj Ministrja Denaj, theksoi çfarë është bërë në 8 vite të qeverisjes socialiste dhe  u fokusua në tre elementë,  si tatimi i fitimit, që në 2013 të gjithë bizneset në Shqipëri pavarësisht nga madhësia, kishin të njëjtën masë fiskale mbi fitimin. Përgjatë viteve, duke filluar që nga  paketa fiskale të vitit 2014 me një ulje nga 10% në 7.5% për të gjithë bizneset me qarkullim deri në 8 milionë lekë. Më pas, tha Denaj, në paketën fiskale të vitit 2016 për një ulje të mëtejshme me 0% për bizneset me qarkullim deri në 5 milionë lekë. Për të vijuar me uljen e barrës fiskale për bizneset me qarkullim nga 8 deri 14 milionë lekë nga 15% në 5%. Shkojmë në janar të 2021 me 0% tatim fitim  për të gjithë bizneset deri në 14 milionë lekë.

“Të gjitha këto stacione janë për të treguar që kjo është një qasje e cila nuk ka nisur vetëm sot. Kjo është një qasje e të gjithë qeverisë socialiste për të ulur barrën fiskale për bizneset e vogla dhe është bërë fakt edhe pse numri i bizneseve të vogla në vitin 2013 të regjistruar në 60,000 duke përfituar nga të gjitha masat fiskale, vjen dhe rritet me 84 % për të shkuar në 2020,  me 110,428 biznese. Pra, efektiviteti i masës përtej uljes së barrës fiskale është dukshëm në rritjen dhe nxitjen e bizneseve të vogla në regjistrimin e tyre” vlerësoi  Ministrja Denaj.

Duke iu referuar në kontekst vlere ekonomike, sipas Ministres,  janë gati 2 miliardë lekë, që në vitin 2013 arkëtoheshin në buxhetin e shtetit dhe në 2021 do të jenë 0. E gjithë vlera prej 2 miliardë lekë është një vlerë, e cila është në konsumin e biznesit të vogël për të mundësuar edhe daljen nga situata e vështirë nga viti i kaluar,  por edhe për të rritur mundësinë për konsum apo për punësim. Zero është tatimi i fitimit në Shqipëri në 2021, i ndryshëm nga çdo vend tjetër i rajonit.

Në prezantimet e mëparshme, në Forumet Ekonomike të para 2 muajve, tha Denaj,  ne kemi bërë një analizë të totalit të vlerës për tatim fitimin, por edhe pse e kemi ulur barrën fiskale për pjesën dërrmuese të bizneseve në Shqipëri, vlefta absolute e tatim fitimit është rritur, sepse barra fiskale është vendosur tek bizneset e mëdha dhe janë 9% të bizneseve, të cilat kanë barrë fiskale më të rritur dhe kjo rritje në buxhetin e shtetit është e konsiderueshme nga një vit në tjetrin, nga 2013 në 15.1 miliardë në 35 miliardë në 2019.

Ndërsa referuar rritjes së pragut të TVSH, Ministrja e Financave Denaj, tha se  kjo është një masë fiskale  që u ndërmor në të njejtën kohë, në korrik të vitit të kaluar, menjëherë sapo dolëm nga mbyllja ekonomike dhe përfituan 48,372 biznese.  Të gjithë këto subjekte të klasifikuara si biznes i vogël pa TVSH  janë dukshëm të rritur me 21 % krahasuar me numrin që ishte më parë. Në vlerë absolute janë 3 miliardë lekë, që nuk do të jenë në buxhet të shtetit,  por do të jetë përsëri një buxhet i konsiderueshëm në duart të biznesit të vogël që së bashku me vleftën që thamë pak më parë, në raport me tatim fitimin është një buxhet që do të nxis përsëri konsumin dhe vetëpunësimin.

“Fokusi është përsëri tek biznesi i madh dhe absolutisht TVSH-ja është një element shumë i rëndësishëm edhe i politikës të mirëadministrimit fiskal.  Një politikë që ka qënë në fokus të 8 viteve dhe e kemi vendosur më shumë në fokus në vitet e fundit duke u mbështetur në sisteme, tha Denaj duke shtuar,  se kemi diskutuar të gjithë punën që po bëjmë për të përfunduar ndërtimin e sistemeve apo atë që kemi thëne herën e kaluar, karabinanë e të gjithë  mirëadministrimit fiskal”.

Sipas Ministres, është rritur nga viti 2013 në vitin 2019 në 1% vetëm vlera e TVSH-së në raport me PBB-në dhe synojmë siç kemi thënë 3% në totalin e të ardhurave të rritur.

Në raport me pagën e individëve, u shpreh Denaj,  në 2013 sigurisht duke anunçuar një taksim progresiv i cili vlen të theksojmë që ul barrën fiskale për pjesën dërrmuese të punonjësve që janë të punësuar pra kur pjesa më e madhe e tyre është me një pagë afër minimales, u ul e ardhura në buxhetin e shtetit me gati 2 miliardë lekë në 2014,  por kemi një rritje të vleftës nga tatimi progresiv mbi pagën e individit edhe pse për 97% të punësuarve kemi ulje të barrës fiskale.

Duke referuar kategorive konkrete, Ministrja  sqaroi,  se  nëse shkojmë në disa kategori dhe analizojmë sa paguajnë realisht tatim mbi pagën në atë që është tatimi efektiv, do të shohim se vetëm 6% e totalit të punësuarve paguajnë një tatim efektiv mbi 9%. Pjesa tjetër është me një tatim efektiv 9-9%. Nëse shkojmë në krahasime me pagesën që më përpara 2013 me tatimin 10%, dukshëm në disa kategori që kemi marrë për analizë, në mandatin socialist ne kemi një ulje në vlerë absolute të çdo page e cila shkon deri në pagën 130 mijë lekë si një pagë e shtresës së mesme e konsiderueshme.

Ndërsa për pagën  minimale  vlerësohet e rëndësishme raporti me kontributet. “”Ato vijnë të shtuara, me një pagë minimale të rritur, jo vetëm të konsumit, por edhe shtesa e kontributeve është më e lartë dhe çdo vlerë e kontributeve që do të jetë e rritur shkon në rritjen e punës cilësore dhe mbështetjen e formalizimit”, yha Ministrja e Financave.

Ajo shtoi,  se në raport me sektorët, ka një shpërndarje harmonike me të gjithë sektorët që kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit. Flasim për 15% të punësuarve që janë në përfitim të pagës minimale 30 mijë lekë. 25% në shërbim, 28% në prodhim, pra ka një harmonizim në raport me përqindjen për të gjithë këta sektorë që kanë pjesën më të madhe të të punësuarve në pagën minimale aktualisht të rritur dhe me një përfitim edhe më të shtuar.

Së fundmi, në raport me rritjen e asaj që zakonisht ne e analizojmë ritmin e papunësisë,  por ka edhe një tregues tjetër, tha Denaj, duke shtuar se efekti i punësimit për moshën 15 deri në 64 vjeç  ka ardhur gjithmonë duke u rritur, përjashtim bën viti 2020 dhe tremujori i dytë i vitit 2020 që është i kuptueshëm për arsye të mbylljen ekonomike por përsëri kemi një trend rritës nga 59,6% në 61,3% edhe pse paga minimale është rritur me një ritëm 9% në rritjen e parë dhe 8.3% në rritjen e dytë. Dukshëm, efektet e rritjes së pagës minimale kanë ndikuar edhe në këtë aspekt ose në të kundërtën kanë ndikuar në efektivitetin e nxitjes së punësimit.

Ministrja nuk la pa përmendur edhe kontributin  e qeverisë për të zbutur masat e impaktit COVID-19.