Postuar më: 07/04/2021

Denaj merr mbështetjen e BB-së për politikat ekonomike ndaj dy krizave   

Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilluan një  takim virtual me Anna Bjerde, Zv Presidente e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore.

Gjatë këtij takimi Ministrja Denaj, bëri një përmbledhje të  gjithë masave të marra nga Qeveria për përballimin e  dy krizave që kaloi ekonomia shqiptare, si tërmeti i 2019 dhe pandemia e covid 19.

Znj. Anna Bjerde shprehu mbështetjen e Bankës Botërore ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme dhe jetesë më të mirë për të gjithë.

Të dy palët ndanë opinionin e përbashkët  mbi mbështetjen për iniciativat e ekonomisë blu, si dhe më gjerë për programin e Bankës Botërore në vend.