Kontributi i stafeve akademike dhe ekspertëve të ekonomisë është shumë i rëndësishëm në ndërmarrjen e vendimeve për politikat e zhvillimit ekonomik.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, në kuadër të konsultimit publik të Strategjisë së re të Nxitjes së Biznesit dhe Investimeve 2021-2027 zhvilloi takim me akademikë dhe pedagogë të universiteteve të ndryshme në vend.
Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e akademikeve në politikat ekonomike të vendit, Ministrja Denaj u shpreh, se ky është një moment shumë i rëndësishëm, pasi diskutohet një Strategji 6 vjecare, ku në qëndër është zhvillimi dhe mbështetja e biznesit
“Konsultimi publik si MFE, nuk është vetëm një detyrim juridik dhe formal edhe pse përmirësime për procedura të tilla duhet të ndodhin, tha Denaj, duke shtuar, se mendojmë që strategjia e zhvillimit të bizneseve dhe investimeve për një periudhë të rëndësishme 6 vjecare ka nevojë për inputin tuaj, i cili përtej nevojës për ta parë nga ana akademike që është absolutisht e vlefshme, do të donim që të kishim dhe inputin tuaj me instrumenta të rishikuar për të ardhmen”.
Sipas Ministres, janë bërë diskutime për modelin e strukturës ekonomike të biznesit në Shqipëri dhe si do të ishte rruga që do të ndiqte Shqipëria për të rritur vlerë dhe për të marrë në përkthim të kësaj në vite më tepër mundësi të zhvillimit ekonomik, të rritjes së krahut të punës në cilësi, jo vetëm në numër, por dhe rritje ekonomike.
“Objektivi i sjellë në këtë tryezë është i rëndësishëm dhe për këtë do të donim që jo vetëm këto ditë të jemi në konsultim publik, por edhe më pas, kontributi juaj të shërbejë dhe në aspektin akademik që është i domosdoshëm, por edhe në praktikë, tha Denaj, duke iu drejtuar akademikëve, pasi vetë ju jeni praktikantët që studioni modelet më të mira ekonomike që janë provuar në vende të ndryshme të botës”.
Nisur nga zhvillimet ekonomike, biznesi duhet të kalojë në stadin tjetër, u shpreh Ministrja, ku të mos shikojë modelin e biznesit ku informaliteti kishte një kontribut të caktuar në marzhin e përfitueshmërisë dhe jo si përpjekja për të luftuar informalitetin është një përpjekje e qeverisë për të arritur më shumë të ardhura në buxhet të shtetit, por si të mira sociale, jo domosdoshmërisht vetëm për biznesin. Megjithatë, sipas saj, struktura ekonomike e bizneseve në Shqipëri ka nevojë për një përmirësim të dukshëm.
Duke përmendur lehtësitë fiskale që qeveria i bëri biznesit këtë vit, Ministrja tha, se nxitja nëpërmjet një strategjie paralel me atë të zhvillimit biznes-investim është për ta bërë biznesin e mesëm ajo që shpesh ne themi kolona e ekonomisë, por në fakt kolona është shumë e brishtë po të marrësh vetëm këto shifra.
Objektivi i dokumentit është tejkalimi i situatës së vështirë ekonomike që krijoi në vendin tonë pandemia COVID 19, tha Ministrja Denaj, ndërsa nuk la pa përmendur dhe instrumentat që qëveria përdori gjatë krizës së pandemisë, si garancite sovrane apo lehtësitë fiskale, por tashmë synimi është që transformimi i kompanive dhe biznesit të jetë më i targetuar.
Në këtë kuadër, Denaj tha, se në Strategjinë e re janë të përcaktuara disa instrumente financiarë në mbështetje të biznesit në sektorë të veçantë, si në manifakturë apo në turizëm.
“Bota e digjitalizimit nuk shihet vetëm sot por edhe në mënyrën sesi politikat qeveritare nxisin e-commerce dhe si ai mund të lehtësohet si në aspekt procedurial, ashtu edhe administrative apo politikë fiskale dhe kjo ka një nevojë të rëndësishme për të adresuar në të ardhmen, tha Ministrja.
Ndërkohë ajo shtoi, se më e rëndësishmja do të ishte kapitali njerëzor për të gjithë bizneset dhe këtu përfshihen dhe bizneset në botën akademike, ku investimi më i mirë është të ruajmë këto kapitale njerëzore. Duke iu referuar dhe nismës së Kryeministrit Rama “Gati për Shqipërinë”, një ndër instrumentat e BIDS, tha Denaj, është subvencioni për trajnime nga kompanitë dhe jo vetëm nga shteti, ku krijon një modalitet ku 50% subvencionohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe 50% formatohet në formën e “tax credit” që është një model për të investuar te kapitali njerëzor.
Strategjia, e cila në 6 vite do të kushtojë 78 milionë euro, do të mbështetet në masën e 71% nga buxheti i shtetit.
Ajo parashikohet të zbatohet përmes disa instrumenteve kryesorë, të cilët janë:
1- Rritje e aksesit në financë për bizneset, ku përfshihet:
2- Skema e mbështetjes për zhvillimin e kapitalit njerëzor bashkëpunues, që konsiston në prezantimin e një skeme të re financiare për zhvillimin e kapitalit njerëzor:
3- Tërheqja e investitorëve të huaj, ku synohet:
4- Mbajtja e investitorëve ekzistues.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur për konsultim publik Strategjinë e nxitjes se Biznesit dhe Investimeve, prej disa javësh, ndërkohë që ka një kalendar të këtij konsultimi me të gjitha grupet e interesit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.