Postuar më: 16/03/2021

Denaj : Ekonomia digjitale në shërbim të rritjes ekonomike dhe  rimëkëmbjes post-pandemi.

Ministre e e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë  në Forumi Ekonomik Digjital i Tiranës III, ku theksoi,  se ekonomia digjitale tashmë është në shërbim të rritjes ekonomike dhe  rimëkëmbjes post-pandemi.

Ministrja bëri një prezantim të situatës ekonomike në vend dhe ndikimin që ka pasur pandemia COVID-19 në vendin tonë dhe tërmeti  i Nëntorit të 2019 .

“Kemi dalë në përfundimin se analiza e kostos është rreth 1,15 miliardë euro nga tërmeti i nëntorit 2019. COVID-19 nga ana tjetër, sulmoi të gjithë botën dhe ekonominë e saj, informacioni i pakët dhe mungesa e parashikueshmërisë e rëndoi situatën. Sidoqoftë, shumë ekonomistë në mbarë botën mbështesin analiza dhe ide të ndryshme. Ne morëm masa që shumë vende i konsideruan kyçe për të mbështetur stabilitetin financiar, për të parandaluar rritjen e varfërisë dhe për të rritur fokusin në zhvillimin dhe rritjen ekonomike gjatë përiudhës afatmesme dhe afatshkurtër”, u shpreh Ministrja.

Duke bërë një analizë të tillë,  tha Ministrja Denaj,  ne identifikuam punëtorët dhe bizneset e vogla si kategoritë më në rrezik duke ofruar masa ndihmëse .  Gjatë fjalës së saj, Denaj, renditi gjithë masat lehtësuese fiskale dhe paketat e ndihmës financiare anti covid.

“Masat tona kanë përkrahur shumë punonjës të mbijetojnë dhe kjo është bërë e mundur falë vendosmërisë, qëndrueshmërisë dhe aftësisë së tyre adaptuese që i ka ndihmuar të kenë sukses. Është detyrimi ynë që të mbështesim jo vetëm nëpërmjet masave fiskale dhe të likuiditetit, por edhe të ndërtojmë drejt skemave të ardhshme të mbështetjes ekonomike”, u shpreh Ministrja.

Gjithashtu ajo prezantoi  dy elementë të cilët shihen si çelësi i rimëkëmbjes ekonomike, si transformimi digjital dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.  Lidhur me këto,  bizneset u përshtaten me këtë mënyrë të re operimi, si  dhe  me Agjendën Digjitale për Shqipërinë dhe Planin e saj të veprimit, të cilat  përcaktojnë  vizionin për zhvillimin e një shoqërie të bazuar në njohuri dhe informacion, përmes konsolidimit të infrastrukturës digjitale, përmirësimit të  cilësisë së shërbimeve në internet, si  dhe rritja e qeverisjes dhe transparencës .

Ministrja vlerësoi,  se Strategjia Kombëtare e Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të përshpejtojë transformimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi të drejtuar nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri që krijon vende të reja pune dhe më të mira.

“Ne e shohim multilateralizmin si çelësin për një rimëkëmbje post-pandemike. Përmbajtja dhe kundërveprimi i kësaj pandemie kërkon një përgjigje globale transparente, të bazuar në shkencë dhe gjithashtu të koordinuar, tha Denaj duke shtuar se,  përkushtimi  ynë do të jetë për të forcuar zinxhirët rajonalë të vlerës duke ulur kërcënimin e kufizimeve të eksportit, dhe promovuar tregtinë digjitale dhe tregtinë elektronike”.