Postuar më: 01/06/2021

Biznesi paraqet interes për marrjen e statusit Operator Ekonomik i Autorizuar


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj,  zhvilloi një  vizitë në kompaninë “Alba Cosmetic International”, që operon në sektorin e gazit të lëvizshëm, prej 7 vitesh.

E regjistruar si markë në 2014, me një gamë të gjerë produktesh, me potencialin për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar(OEA), kompania ka plane ambicioze,  ku synon që krahas  rritjes së standardeve të produkteve  të tyre,  të rrisë numrin e punonjësve  në 200 përsona, deri  në fund të vitit.

Gjatë kësaj vizite, Ministrja Denaj u njoh nga afër me linjat e  reja prodhimit dhe shtrirjen e madhe  që ka kjo kompani në në tregjet e huaja ambicja e  drejtuesve të kësaj kompanie është që  të rrisin eksportet nga 56 shtete, ku sot eksporton edhe në vende të tjera.

Vetëm pak ditë me parë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,  Anila Denaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, dhanë certifikatat e para të statusit  Operator Ekonomik i Autorizuar për 4 kompani shqiptare.

Të jesh  një  OEA do të thotë të  kesh një “pasaportë” biznesi  në tregjet globale, si dhe të kkesh sida përfitime dhe lehtësi në  procedurat doganore.