Ndonëse infrastruktura shkollore është PLOTËSISHT gati për të vazhduar normalisht mësimin, për nxënësit e zonave të prekura nga tërmeti i dy ditëve më parë, në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, sikurse u komunikua edhe nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 23 shtatori është ditë pushimi edhe për nxënësit e shkollave profesionale.
Duke e marrë në konsideratë efektet psikologjike është vendosur që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre, të cilët punojnë në administratën publike, të jenë të lirë për të qëndruar pranë njëri-tjetrit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2021 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.