Postuar më: 07/11/2019

Të angazhuar për fuqizimin e punonjësve në tregun privat, përmes këshillave të punëtorëve dhe sindikatave

Ministri i Financave dhe Ekonomisë znj.Anila Denaj priti në një takim drejtues të fondacionit “Friedrich Ebert” dhe Qendrës “Olof Palme International”, ku u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për përmirësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor për të drejtat e të punësuarve në sektorin privat.

Diskutimet mbi një kuadër ligjor për Këshillat e Punëtorëve, janë një hap shumë i rëndësishëm për fuqizimin e punonjësve dhe për të rritur sigurinë e një tregu pune të formalizuar.

Funksionimi i Sindikatave, forcimi i tyre dhe i kontratave kolektive, janë të një rëndësie të veçantë për zbatimin e politikave sociale të qeverisë dhe për mbrojtjen e çdo qytetari në ambientin e punës. Modeli gjerman mbetet një nga shembujt më të mirë të zbatimit të kuadrit ligjor për punonjësit, sindikatat dhe këshillat e punëtorëve.

MFE do të mbështesë në vazhdimësi organizimin e aktiviteteve të përbashkëta informuese dhe ndërgjegjësuese për përfitimet, që sjellin këshillat e punëtoreve, për shtetin, kompanitë dhe punonjësit. Ministrja Denaj u shpreh e gatshme për të mbështetur iniciativa të kësaj natyre, të shoqëruara me analizë dhe ekspertizë të partnerëve ndërkombëtar.