Raporte

INFORMACION MBI INSTITUCIONET QË JANË NË VARËSI TË MFE, QË JANË DEMTUAR NGA TERMETI

 

 

Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Dëmtime e shumta janë konstatuar në Institucionet që janë në varësinë e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, lista e të cilave vijon më poshtë:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore. Sipas akt konstatimit të  inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit,  kjo godinë  është jashtë funksionit.

Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për mirëfunksionimin e punës. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemi doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe clirimin e mallrave në raste emergjence”.

Është kryer njoftimi i Emergjencave Civile për dëmet e shkaktuara si dhe marrja e aktit te konstatimit për gjendjen e godinës;

Ështe kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI, si dhe është kryer transferimi i sektoreve kyc (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.

Agjencise se Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe Konfiskuara

Ka vëtëm plasaritje murature dhe rënie suvaje- jo të rrezikshme për vazhdimin e punes dhe jeten e punonjesve.

Dega e Thesarit Laç –

Janë krijuar disa plasaritje në sipërfaqet e murit, të tavanit si dhe lëvizje të pllakave të dyshemesë.

 

Dega e Thesarit Tiranë

Ne Degen e Thesarit Tirane,  në koridorin e katit e dytë të ndërtesës ka carje të trarit të tavanit dhe kolonës të murit anesor- dëmtime strukturore

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale

Ne lidhje me verifikimet e bëra gjëndja në katin e parë është më e rëndë, pasi ka çarje muresh dhe të kollonës, ndërsa në katin e mësipërm janë konstatuar vetëm çarje muresh.

Shtypëshkronja e letrave me vlerë

Ka pasur dëmtime të ndryshme plasaritje dhe carje murature.

Drejtoria e Përgjithsme e Metrologjisë

Janë konstatuar dëmtime  në objekt janë në pozicionet e fugave strukturore ( zonat e bashkimit të objektit) të cilat nuk sjellin humbje të qëndrueshmërisë të objektit por cënojnë funksionimin normal të ecurisë së punës në këtë institucion.

 

Shkolla Mihal Shahini –Cerrik (Baza Prodhuese e shkolles)

Nëe Bazën Didaktike të shkollës- ka plasaritje vertikale dhe murature.

 

QKB

Ka pasur dëmtime të ndryshme murature por vihen re dhe carje horizontale sipas forcës prerëse të cilat po evidentohen qartë dhe riparohen.

Drejtoria e Përgjithshme e Standartizimit

Ka plasaritje në tra-kollonë, po vlerësohen dhe riparohen

Shkolla Hysen Cela Durres

Ka dëmtime në kate, carje dhe plasaritje. Për të vërtetuar sa është shkalla e rrezikshmërisë së dëmtimeve, po shikohen nga inxhinierë përkatës pasi mund të jenë ndoshta dhe carje të kolonave.