Postuar më: 11/03/2020

Njoftim për shërbimet publike ndaj qyetarëve dhe bizneseve

Bazuar në VKM-se date 10.03.2020, “Mbi marrjen e masave organizative-administrative, në kuadër të parandalimit të përhapjes së infeksionit nga Covid-19”, institucionet e varësisë së Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë,

kanë ndërmarrë dhe po zbatojnë një plan masash për shërbimet prioritare,  të cilat do të ofrohen vetëm online dhe atyre në sportel fizik.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Instituti i  Sigurimeve Shoqerore, Qëndra Kombëtare  e Biznesit, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, njoftojnë se shërbimët ndaj qytetarëve dhe bizneseve do të jenë vetem online, përvec atyre shërbimeve që jane konsideruar te domosdoshme dhe do të ofrohen në sportele.

 

QKB

  1. Asistenca për të gjitha shërbimet online nëpërmjet E- Albania nuk do të ofrohet në sportele. Ky shërbim mbështetës do të ofrohet vetëm nëpërmjet mjeteve elektronike e-mail dhe telefon.
  2. Orari i shërbimit fizik në sportele do jetë cdo ditë nga ora 8:30 deri në 12:00, për disa nga shërbimët që nuk ofrohen online, listën e të cilave e gjeni në urdhrin e publikuar në faqen zyrtare të QKB-së.

 

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE

  1. Do të vijojnë procedurat operacionale në zonat dhe Degët Doganore
  2. Shërbimi doganor do të vijojë të jetë 24 orë në të gjitha degët, vecanërisht ato kufitare për zbatimin e të gjithave procedurave operacionale.
  3. Shërbimet ndaj operatorëve ekonomikë do të kryhet vetëm on-line me qëllim minimizimin e kontakteve me përfaqësuesit e operatorëve.

 

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE:

  1. Shërbimet për qytetarët dhe bizneset nga ky institucion do të vijojnë të jenë online, me asistencë nga shërbimi “Live Chat”që ofrohet në faqen zyrtare të DPT-së për tatimpaguesit

 

INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQËRORE

  1. Asistenca për të gjitha shërbimet online nëpërmjet E- Albania nuk do të ofrohet në sportele. Ky shërbim mbështetës do të ofrohet vetëm nëpërmjet mjeteve elektronike e-mail dhe telefon.
  2. Në çdo agjenci janë afishuar numrat e telefonave të punonjësve për të asistuar këdo që kërkon ndihmë për aplikim apo shërbim.
  3. Dokumentet origjinale duhet të dorëzohen përmes Postës Shqiptare, në adresë të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku aplikohet për shërbim.
  4. Aplikimet për pagesat e barrëlindjes do të bëhen online dhe raportet e barrëlindjes, si dhe raportet mjekësore për paaftësi të përkohshme do të skanohen dhe do të ngarkohen në portal. Pagesat për barrëlindje do të paguhen normalisht nëse aplikimi është bërë online dhe është përcjellë kopje e skanuar e raportit mjekësor, pavarësisht mungesës së raportit origjinal. Raportet origjinale duhet të dërgohen me postë në adresë të DRSSH.
  5. Personat që janë invalidë dhe kanë datë të afërt rikomisionimi, pagesa do të vijojë edhe për këtë muaj dhe rikomisionimi do të shtyhet për më vonë.
  6. Personat që tërheqin në bankë pensionin dhe që duhet të bënin deklaratat pranë bankave për vazhdimin e pagesës do ta përfitojnë pagesën, ndërkohë që deklarimi do të shtyhet.

 

AGJENCIA KOMBËTARE E PUNËSIMIT DHE AFTËSIVE

 

  1. Të gjitha shërbimet e ofruara nga kjo agjenci do jenë vetëm online, duke ofruar asistencë nëpërmjet telefonit dhe emailit.

 

DREJTORIA E PERGJITHSHME E PRONESISE INDUSTRIALE DHE INTELEKTUALE

  1. Orari i shërbimit fizik në sportele do jetë cdo ditë nga ora 8:30 deri në 12:00. (Punonjësit e sportelit të DPPI, nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me personat, të cilët paraqiten për marrjen dhe dorëzimin e dokumenteve pasi komunikojnë përmes sportelit, i cili është me xham)

 

DREJTORIA E PERGJITHSHME E METROLOGJISE

  1. Shërbimet e protokollit do të ofrohet vetëm nëpërmjet plaformave alternative si Posta, e-Albania si dhe E-Albania.

 

Të gjithë urdhëresat e detajuara për masat e marra nga institucionet e varësisë, në lidhje me situatën që po kalojmë gjenden të publikuara në faqet përkatëse zyrtare.

 

Shëndeti i pari!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!