Postuar më: 12/08/2020

Ministrja Denaj takim me përfaqësues të BERZH, diskutohet bashkëpunimi për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të kryesuar nga znj. Zsuzsanna Hargitai, Drejtore Rajonale për Ballkanin Perëndimor dhe Matteo Colangeli, përfaqësues i BERZH-it për Shqipërinë.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimet për rritjen e intensifikimit të bashkëpunimit në fushat e përbashkëta të interesit dhe në koordinimin e angazhimit të qeverisë dhe BERZH-it për zhvillimin e sektorëve prioritarë në vend.

 

Ministrja Denaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BERZH-it, duke e cilësuar atë një partner të rëndësishëm në ecurinë pozitive të reformave drejt një rritje ekonomike të qëndrueshme.

 

BERZH ka nisur financimin e saj me anë të kredive në Shqipëri që në vitin 1992.

 

Peshën më të madhe të vlerës së angazhuar për financimin e projekteve e zënë investimet në sektorin e energjisë me 52.09% duke vijuar me sektorin e transportit me 40.86% dhe të tjera me 7.05%.