Postuar më: 23/07/2020

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi në parim projektligjin për Amnistinë Fiskale

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot në parim projektligjin për Amnistinë Fiskale dhe Penale për Subjektet që bëjnë Deklarim Vullnetar të Pasurive.

Projektligji parashikon:

  • Deklarimin Vullnetar të pasurisë nga të gjithë individët dhe subjektet juridike që përfshin pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme brenda ose jashtë vendit.
  • Rishikim të Pasqyrave Financiare nga të gjithë bizneset.
  • Falje e të gjitha gjobave, kamatëvonesave apo penaliteteve të parashikuara në legjislacionin në fuqi për regjistrimin e pasurive objekt i këtij ligji.

Për të siguruar formalizim të ekonomisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet ligj zbatuese kanë punuar paraprakisht për hartimin e legjislacionit për përmirësimin e administrimit fiskal dhe për ngritjen e sistemeve afatgjata:

  • Sistemi i Fiskalizimit për raportimin e transaksioneve në kohë reale;
  • Shkëmbimi i informacioni për Logaritë Bankare me Administratat e huaja Tatimore;
  • Regjistri i Pronarëve Përfitues dhe Regjistri i Llogarive Bankare.

Amnistia Fiskale dhe Penale synon  ndarjen përgjithmonë nga evazioni dhe kultura e pandëshkueshmerisë.