Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit

Drejtori i Përgjithshëm

Lavdrim Sahitaj

Kontakt: [email protected]

Misioni

Misioni i kësaj drejtorie është sigurimi dhe realizimi i shërbimeve operacionale për qeverisjen e përgjithshme, që garanton paranë e gatshme për kryerjen e transaksioneve të pagesave.

Funksionet

Funksionet kryesore të saj janë:

1. Menaxhimi i likuiditetit të qeverisjes së përgjithshme;
2. Bashkëpunon me drejtoritë e tjera për sigurimin e nevojave të Qeverisë për mjete monetare për kryerjen e pagesave brenda kufijve të Limitit të cash-it;
3. Realizimi i kryerjes së pagesave në mënyrë të centralizuar nëpërmjet sistemit informatik financiar të qeverisë;
4. Regjistrimi, kontrolli, kontabilizimi dhe përpunimi i informacionit të transaksioneve të qeverisjes së përgjithshme dhe mbi këtë bazë, gjenerimi i raporteve të ndryshme.
5. Përmirësimi i sistemit të shërbimeve financiare në përshtatje me ndryshimet e vazhdueshme.
6. Administrimi funksional i Sistemit Informatik Financiar të Qeverisë, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi për procesin e ekzekutimit të buxhetit të shtetit dhe raportimit financiar.
7. Pagesat e dëmshpërblimeve të ish të përndjekurve politikë;

Struktura

Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit ka në strukturën e saj:

  1. Drejtorinë e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve
  2. Drejtorinë e Operacioneve të Thesarit
  3. Drejtorinë e Procesimit të Biznesit
  4. Organigrama Grafike