Postuar më: 08/10/2020

Denaj vizita në biznese në Elbasan:  Mbi 10 mijë sipërmarrje përfitojnë lehtësi  të barrës fiskale

Lehtësitë  në procedura, por edhe në aspektin fiscal do të jenë të ndjeshme më tepër për biznesin  që nga fillimi I vitit të ardhshëm.

Nismat e qeverisë për lehtësitë fiskale ndaj sipërmarrjen vijnë menjëherë pas paketave ndihmëse për biznesin  që u miratuan gjatë pandemisë. Kështu zerimi i tatim fitimit për bizneset deri në 14 milion lekë, dhe e TVSH për cdo biznes deri në 10 milion lekë, është një clirim për sipërmarrjen.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj,  e shoqëruar nga Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj,  në kuadër të  takimeve të drejtpërdrejta me sipërmarrjen , zhvilloi disa vizita në biznese në Qarkun e Elbasanit.

“Në Elbasan janë më shumë se 10.000 biznese që përfitojnë nga përfitmi i drejtpërdrejtë i këtij ndryshimi të taksimit që ne e bëmë fakt në korrik. 10.000  biznese në Elbasan kanë të dyja përfitimet, si TVSH-në e zeruar edhe tatim fitimin do të thotë që për këto biznese do të ketë mundësi për t’u kursyer, për t’ju kthyer konsumit familjar duke qënë se janë njësi familjare ose për t’ju kthyer një punësimi të shtuar”, tha Ministrja gjatë këtyre vizitave.

Ministrja gjithashtu i njohu bizneset me  programet e nxitjes së punësit si një  ndihmë  për sipëermarrësin dhe për të punësuarit. “Me programin e nxitjes së punësimit, në fakt ky është një program që është për ju ndoshta programi më i mirë për momentin pasi për bizneset të cilat kanë mundësi që të kryejnë punë, por në kushtet ku nuk ka ardhur i gjithë ritmi 100%, një pjesë e punonjësve mund të subvencionohen. Për këtë, kemi skemat e punësimit që i kemi prezantuar edhe së fundmi, tha Denaj,  duke shtuar,  se kjo është një ndihmë pas emergjencës, nuk është gjithçka, por është diçka për të cilën biznesi ndihmohet.

Gjatë bisedave me sipërmarrësit Ministrja Denaj diskutoi edhe për vendimin e fundit  të shprehur nga Kryeministri Rama, atë të rritjes së pagës minimale në 30 mijë lekë.

Ndërsa Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, Delina brahimaj, theksoi se kryesisht në sektorin e ndërtimit, kemi dërguar një sërë letrash të cilat nxisin subjektet që të deklarojnë pagat reale pasi jemi të gjithë të vetëdijshëm që punonjësi i ndërtimit nuk paguhet me pagë minimale dhe ne po nxisim që realisht ato të deklarojnë atë pagë reale.