Shlyerja e Detyrimeve të Prapambetura

Në kuadër të zbatimit të VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit”, të ndryshuar”, për vitin 2015 Ministria e Financave ka vijuar punën për të siguruar vazhdimin e procesit të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura.

Në kuadër të strategjisë, deri më datë 31 dhjetor 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 18.38 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: (i) investimet publike, janë alokuar 6.31 miliardë lekë, (ii) shpenzimeve korrente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.96 miliardë lekë, (iii) rimbursim TVSh-je, Tatim-Fitimi dhe Akcize janë alokuar rreth 5.87  miliardë lekë, (iv) “Të tjera” janë alokuar 5.23 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për Vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 3.75 miliardë lekë, Shpronësimet” janë alokuar rreth 0.27 miliardë lekë  dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.21 miliardë lekë.

Në mënyrë të përmbledhur gjeni më poshtë tabelën e alokimit dhe realizimit të pagesave.

Përmbledhëse e ecurisë së shlyerjes së detyrimeve të prapambetura deri më datë 31.12.2015

      /lekë  
Nr. Detyrimet sipas kategorive

Vlera e çelur deri

më 31.12.2015

Paguar deri më datë

31.12.2015

%

paguar/çelur

1 Kategoria e Investimeve Publike

           6,307,408,327 

           6,113,835,546 

97%
2 Detyrimet për kontrata për mallra dhe shërbime         962,275,693 844,472,248  88%
3  Rimbursimi i TVSH dhe Tatim fitimit dhe Akcize     5,878,572,966  5,665,762,284  96%
4  Kategoria të tjera (vendimet gjyqësore, shpronësime, PAK, etj) 5,234,131,777 5,053,664,406  97%
  TOTALI 18,382,388,762 17,677,734,485  96%

 

 

Informacion mbi Detyrimet e Prapambetura të krijuara rishtazi Nëntor - Dhjetor 2016, dhe ato Janar 2015 – Dhjetor 2016

Information on new arrears November – December 2016 and January – December 2016

Informacion mbi detyrimet e prapambetura të krijuari rishtaz, Korrik – Tetor 2016

Informacion mbi detyrimet e prapambetura të krijuari rishtaz, Maj – Gusht 2016

Informacion mbi detyrimet e prapambetura të krijuari rishtaz, Janar – Prill 2016 

LISTAT E DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

STRATEGJIA PËR SHLYERJEN E DETYRIMEVE

 Strategjia për Parandalimin dhe Shlyerjen e Detyrimeve të Prapambetura dhe Plani  i Veprimit

 

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------

 

Për më tepër llikoni Linkun

 

 

Klikoni këtu për të na kontaktuar për të gjitha ankesat tuaj.