Listat e dosjeve për pagesën e këstit të dytë për trashëgimtarët

​Lista e dosjeve që janë gati per tu paguar kesti i dyte (perditesuar me 28.12.2015)

Lista e dosjeve me mangesi ne dokumentacion, te cilat duhen plotesuar per te perfituar kestin e dyte (perditesuar me 28.12.2015)

 

Mbi procedurat për shpërndarjen e këstit të dytë

Të gjithë subjektet përfituese  pjesë e listës për pagesën e këstit të dytë për trashëgimtarët,  duhet të dërgojnë në strukturën përgjegjëse të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikuara  në aktet nënligjore, brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, pas  përfundimin e këtij afati  jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimtari /trashëgimtarët e ish të dënuarit politik refuzon të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar brenda afateve të parashikuara si më sipër, forma e refuzimit duhet të jetë me shkrim. Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit.

Dokumentacioni që duhet të dërgohen  në Ministrinë e Financave, për shpërndarjen e këstit të dytë janë:

1.Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, ( dokumenti bankar i vitit 2015).

2.Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. 

Pagesat e këstit të dytë, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar për pagesën e këstit të parë, kur nuk ka:

1.kontestim, nga rrethi i familjarëve, trashëgimtarët.

2.nuk ka ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë.

3.nuk ka revokim të prokurës së posaçme.

Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, kontestojnë ose ka ndryshime të statusit, nuk jetojnë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, janë ato të trajtuara në materialin me titull: Dokumentat që duhen dërguar për pagesën e dëmshpërblimit  për trashëgimtarët.

Kur trashëgimtarët, sipas këtij ligji, e revokojnë delegimin me prokurë, dokumentacioni që duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave janë:

1.Revokimi i prokurës, originale,

2.Nr. Llogarie bankare në Lekë për çdo trashëgimtar,

3.Dokument identiteti (kopje Letërnjoftimi, Pasaporte ) për çdo trashëgimtar.

Shënim:

a. Kur dokumentacioni është i rregullt shënohet me V, kur mungon shënohet me  X,   kur kanë autorizuar me  prokurë shënohet me P.          

b. Ngjyra e kuqe mbi numrin e dosjes tregon se dosja ka mangësi, kurse ngjyra e kuqe mbi përfituesin tregon se ai përfitues nuk është paguar.

c. Ngjyra jeshile mbi numrin e dosjes tregon se dosja është gati për pagesë, por kujdes, para se të dërgohen në bankë, bëhet edhe një kontroll i fundit, i cili mund ta ndryshojë ngjyrën dhe gjendjen e dosjes nga jeshile e gatshme për pagesë, në ngjyrë të kuqe jo të gatshme për pagesë. Listat në internet përditësohen çdo ditë të martë.

d. Ngjyra e verdhë mbi numrin e dosjes tregon se dosja është paguar pjesërisht. 

e.Ato dosje numri i të cilave nuk ka ngjyrë, tregon se këto dosje janë në proces verifikimi ose të interesuarit nuk kanë prurë asnjë dokument në Ministrinë e Financave.