Shqipëria Europiane në rajon dhe në botë

Shqipëria Europiane në rajon dhe në botë

Shqipëria Europiane është objektiv madhor i Qeverisë Shqiptare i cili kalon midis shume përfitimesh, sfidash dhe kërkesash. Ky proces udhëhiqet nga parimet dhe rregullat e OBT-së duke garantuar mosdiskriminimin, transparencën dhe trajtimin e drejtë dhe të barabartë të investitorëve. Kjo qasje plotësohet nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian, marrëveshja e tregtisë të lirë me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA) marrëveshja e tregtisë të lirë me Turqinë dhe marrëveshja e tregtisë të lirë me shtetet e EFTA-s. Kjo platformë siguron hapje të tregut, mundësi të reja për eksportet tregtare dhe mbrojtje të interesave të investitorëve shqiptare në tregjet respektive të këtyre marrëveshjeve.