Postuar më: 28 Dhjetor 2016

Shqipëria solidare, më shumë vëmendje për të moshuarit për festat e fundvitit.

Ministri I Financave Arben Ahmetaj ishte sot në Kavajë, për të uruar rreth 45 të moshuar të Shtëpisë së të Moshuarve me rastin e festave të fundvitit. Aktiviteti u organizua në kuadër të nismës së qeverisë #FestatDuanDashuri, nismë që ka angazhuar Ministra, deputetë, Kryetarët e Bashkive dhe personalitete të fushave të tjera, për të ndarë pak kohë dhe vëmendje me njerëzit që kanë më shumë nevojë për përkujdesje.

“Në këtë prag festash, është një rast I mirë që secili të kalojë pak kohë në vende, në vatra, në shtëpi si këto që afrojnë mbështetje dhe ngrohtësi për njerëz në nevojë të moshës së tretë, dhe dua që me shumë modesti t’ju them që megjithë vështrirësit ekonomike që ka kaluar vendi në dy-tre vitet e fundit, asnjëherë nuk kemi harruar të tregojmë vëmendje dhe kujdesje për moshën e tretë” – tha Ahmetaj.

Ministri foli edhe për Paketën e solidaritetit që u avancua nga qeveria pak ditë më parë.

“Vetëm përpara 10 ditësh ne ndamë me ju atë që e quajtëm “Paketa e solidaritetit” për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, familjet me ndihmë ekonomike dhe të tjerë në nevojë, në formën e një shpërblimi modest por shumë të përzemërt dhe kuptimplotë. Besoj që shumëkush nga ju e ka marrë dhe sigurisht që edhe rritja e pensionit për vitin tjetër është gjithashtu shprehje e vëmendjes së madhe nga ana e qeverisë.

Sigurisht që ne kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë shumë reforma, por njerëzit që na kanë mbështetur do duhet ta shohin shpërblimin e reformave dhe qytetarët në nevojë, njerëzit në nevojë, mosha e tretë do duhet të ketë vëmëndje të përditshme, në respekt të asaj që keni bërë për vendin dhe sigurisht për ne. Dhe ne, në vëmendje të asaj që do duhet të bëjmë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. ” – përfundoi Ahmetaj.

***

Fjala e plotë e Ministrit:

Eshtë kënaqësi dhe privilegj që kam mundësinë të vij t’iu takoj sot. Është një inisiativë e drejtpërdrejtë e Kryeministrit Rama që në këtë prag festash, secili të mund të kalojë pak kohë në vende, në vatra, në shtëpi si këto që afrojnë mbështetje dhe ngrohtësi për njerëz në nevojë të moshës së tretë, dhe dua që me shumë modesti t’ju them që megjithë vështrirësit ekonomike që ka kaluar vendi në dy-tre vitet e fundit, asnjëherë nuk kemi harruar të tregojmë vëmendje dhe kujdesje për moshën e tretë

Vetëm përpara 10 ditësh ne ndamë me ju atë që e quajtëm “Paketa e solidaritetit” për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara, familjet me ndihmë ekonomike dhe të tjerë në nevojë, në formën e një shpërblimi modest por shumë të përzemërt dhe kuptimplotë. Besoj që shumëkush nga ju e ka marrë dhe sigurisht që edhe rritja e pensionit për vitin tjetër është gjithashtu shprehje e vëmendjes së madhe nga ana e qeverisë.

Sigurisht që ne kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë shumë reforma, por njerëzit që na kanë mbështetur do duhet ta shohin shpërblimin e reformave dhe qytetarët në nevojë, njerëzit në nevojë, mosha e tretë do duhet të ketë vëmëndje të përditshme, në respekt të asaj që keni bërë për vendin dhe sigurisht për ne. Dhe ne, në vëmendje të asaj që do duhet të bëjmë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër.

Ky është një moment njerëzor, ku të gjithë ne si anëtarë qeverie, së bashku me kryebashkiakët kemi menduar të kalojmë disa çaste së bashku për t’ju uruar shëndet dhe festa të gëzuara.

Falenderoj së fundi edhe Tirana bank me mbështetjen e të cilëvë u munduam të bëjmë edhe disa dhurata modeste, më tepër në shenjë vëmendje.

Faleminderit, shëndet dhe Gëzuar Vitin e Ri!