Postuar më: 21 Qershor 2017

Shqipëria do të zbatojë Sistemin e Përmirësuar të Shpërndarjes së të Dhënave të Përgjithshme të FMN-së

Shqipëria do të zbatojë Sistemin e Përmirësuar të Shpërndarjes së të Dhënave të Përgjithshme të FMN-së.

 Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) vizitoi Tiranën në datat 14-20 prill 2017, për të asistuar autoritetet shqiptare në zbatimin e Sistemit të Përmirësuar të Shpërndarjes së të Dhënave të Përgjithshme (anglisht: Enhanced General Data Dissemination System e-GDDS), i cili është miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në maj të vitit 2015.

Misioni mbështeti zhvillimin e Faqes Përmbledhëse të të Dhënave Kombëtare (anglisht: National Summary Data Page - NSDP), e cila do të paraqitet në faqen zyrtare të internetit të INSTAT-it dhe do të mundësojë Shkëmbimin e të Dhënave dhe Metadatave Statistikore (anglisht: Statistical Data and Metadata Exchange – SDMX).

Faqja NSDP përmban linke të statistikave të publikuara nga prodhuesit zyrtarë të statistikave, përkatësisht Bankës së Shqipërisë, Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Financave.

Kjo faqe synon të shërbejë si një qendër publikimi e përgjithshme për statistikat themelore makroekonomike. Publikimi i të dhënave themelore makroekonomike përmes versionit të ri të faqes NSDP do t’u ofrojë politikëbërësve kombëtarë dhe grupeve të interesit vendase apo ndërkombëtare, përfshirë edhe investitorëve dhe agjencive të vlerësimit, një qasje të lehtë në informacionet që Bordi Ekzekutiv i FMN-së i vlerëson si të rëndësishme për monitorimin e kushteve dhe politikave ekonomike.

Duke e bërë marrjen e këtij informacioni në format lehtësisht të aksesueshëm për përdoruesit dhe kompjuterat dhe në përputhje me Kalendarin Paraprak të Publikimeve. Të gjithë përdoruesit do të kenë qasje të njëkohshme tek të dhënat e përditësuara, çka do të sjellë një transparencë më të madhe në lidhje me to.

Autoritetet e vlerësojnë si shumë të rëndësishëm këtë proces për shpërndarjen e statistikave cilësore. Ato mbështesin përparimin e Shqipërisë në drejtim të arritjes së këtij sinori të rëndësishëm statistikor.Versioni i ri i NSDP-së do t’u mundësojë përdoruesve qasje të plotë të të dhënave për kategoritë e GDDS nga data 20 qershor 2017.

Sfondi e-GDDS u hartua nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në maj 2015 për të mbështetur përmirësimin e transparencës së të dhënave, për të nxitur zhvillimin statistikor dhe për të ndihmuar krijimin e sinergjive mes shpërndarjes së të dhënave dhe monitorimit. E-GDDS i mbivendoset GDDS, i cili ishte hartuar në vitin 1997.

Një link i NSDP të Shqipërisë do të jetë i disponueshëm në faqen e Buletinit të Standardeve të Shpërndarjes së FMN-së (anglisht: IMF’s Dissemination Standards Bulletin Board) nga data 20 qershor 2017 tek http://dsbb.imf.org

Albania to Implement the IMF’s Enhanced General Data Dissemination System