Postuar më: 04 Shkurt 2017

S&P ruan vlerësimin B+ me parashikim pozitiv për ekonominë shqiptare, rezultat i konsolidimit fiskal dhe reformave!

Agjensia e vlerësimit Standard and Poors (S&P) publikoi raportin e radhës mbi vlerësimin e qendrueshmërisë së borxhit publik dhe ekonomisë së Shqipërisë.

S&P rikonfirmoi vlerësimin për Shqipërinë me notën “B+”, si dhe rikonfirmoi vlërësimin për perspektivën e qëndrueshme ekonomike e fiskale në vijim.

Pas rritjes për herë të parë të notës për Shqipërinë vetëm një vit më parë (Shkurt 2016) nga “B” në “B+”,  tashmë S&P në këtë raport konfirmon qartësisht reduktimin e qenësishëm të rreziqeve të Shqipërisë, si për sa i takon financave publike dhe borxhit publik, ashtu edhe për ekonominë në tërësi.

Gjithashtu, tashmë në këtë raport, S&P vë në dukje për herë të parë se, sa i takon dimensionit fiskal, Shqipëria performon më mirë se sa vendet e tjera të cilat vlerësohen në të njëjtën kategori/notë (B+).

Disa prej konkluzioneve më kyce të shprehura nga S&P në këtë raport janë:

  • S&P vlerëson se rritja ekonomike e Shqipërisë do të qendrojë solide gjatë 2017-2020, e cila do të ndihmojë më tej edhe në konsolidimin fiskal të ndërmarrë nga qeveria.

 

  • Rikonfirmimi i notës “B+” reflekton progresin e vendit gjatë viteve të funtid sa i takon konsolidimit fiskal, zhvillimit ekonomik dhe efektivitetit institucional.

 

  • Si rezultal i forcimit të kuadrit fiskal (p.sh. ankorat/kufizimet e vendosura në Ligjin Organik të Buxhetit, parametrat e politikës fiskale të programuara në ligjin e buxhetit 2017, finalizimi i sukseshshëm i programit me FMN, etj) S&P vlerëson se mundësia për devijime fiskale përpara zgjedhjeve të vitit 2017 është shumë më e ulët se sa ishte në zgjedhjet e fundit të vitit 2013. 

 

  • Në tërësi sa i takon dimensionit fiskal, S&P vlerëson se Shpipëria tashmë performon më mirë se sa vendet e tjera të së njëjtës kategori/notë (B+).

 

  • S&P shprehet se ky progres në dimensionit fiskal shoqërohet edhe me një rritje ekonomike më të lartë dhe në përshpejtim.

 

  • S&P shprehet se vlerësimi i saj për një “perspektivë të qëndrueshme” ekonomike e fiskale reflekton gjykimin se risqet e mundshme mbeten të balancuara. Konsolidimi i vijueshëm fiskal dhe reduktimi i raportit të borxhit publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto nga njëra anë kompenson risqet e mundshme prej dobësive të pozicionit të jashtëm nga ana tjetër.