Postuar më: 10 Prill 2018

Nuk ka taksë të re për biznesin e vogël, vetëm detyrim për deklarim. Zero ngarkesë fiskale të shtuar.

Fjala e Ministrit Ahmetaj në takimin me gazetarët:

Përshëndetje,

Besoj, siç jeni informuar, arsyeja e takimit, e konferencës për shtyp, e shoqëruar edhe me pyetje nga ana juaj, ka të bëjë me biznesin e vogël, ka të bëjë me keqinformimin dhe keqpërdorimin e një mase antiinformalitet që opozita ka tentuar ta quajë një taksë të re.

Taksa, pra Tatimi i Vlerës së Shtuar, është vendosur në vitin 1996 dhe që nga ajo ditë ka qenë prezent në regjimin fiskal të Republikës së Shqipërisë, të paktën për gati 20 vitet e fundit 20 % dhe nuk ka asnjë ndryshim, nuk ka asnjë taksë të re, nuk ka asnjë tatim të ri, nuk ka asnjë ngarkesë të re.

Kam sjellë një kronologji ngjajesh për të treguar që opozita në qëllimshmëri kërkon të përdorë një masë anti informalitet të duhur për të turbulluar ambientin ekonomik shqiptar, me një masë që, që nga ky muaj provohet kollaj që është masë e duhur.

Ju ftoj të jepni një çmim të rritur në dyqanet e lagjeve apo në supermarketet e mëdhenj që nga 1 prilli, një çmim. Ajo që ne kemi thënë që, nuk ka rritje çmimesh është fakt, do të jetë fakt, në vazhdimësi. Përkundrazi inflacioni, instrumenti ekonomi financiar që tregon ndryshimin e çmimeve do të lëvizë në nivelet midisi 1.6 - 2.4 % brenda të gjitha parametrave që kemi parashikuar.

Është shumë e rëndësishme që tu sjell kronologjinë për të treguar me gisht gënjeshtarët, ata që dje gënjyen një grup biznesmenësh të vegjël, jo të gjithë sepse shqiptarët nuk janë budallenj, kanë qenë autorët e ndryshimit të pragut nga 8 në 5.

Këtu kam një vendim të Këshillit të Ministrave, të datës 21.09.2009, të bërë nga Sali Berisha, të firmosur nga Ridavn Bode. Ky vendim ka ulur pragun nga 8 në 5. As nuk po komentoj fare nëse ka qenë e duhur apo jo e duhur. Nuk po komentoj. Ja ku është fakti, ku vendimi i qeverisë është bërë nga ata që sot bëjnë sikur qajnë për biznesin e vogël, ata që sot tentojnë të gënjejnë në humbëtirën e tyre politike një grup sipërmarrjes që sigurisht janë të mençur për të kuptuar se cila është e vërteta.

E dyta, kam dhe një draft vendim, po të së njëjtës qeveri, Sali Berisha, për ta bërë nga 5 në 2. Dy vendime, në protokol të ministrisë së Financave. Çdo qytetar, çdo gazetar që ka kuriozitet mund të japë edhe dokumentet zyrtarë të protokolluar. Pra, është një praktikë e bërë rëndom nga qeveritë dhe është detyrimi për deklarim.

Ky ishte historiku. Ju solla dhe ato vendime qeverie tani besoj që dua të shikoni, të gjithë ju dhe qytetarët, se sa është numri i sipërmarrjeve që do të detyrohen të deklarojnë. Numri i sipërmarrjeve që do të detyrohen të deklarojnë, nga 2 deri në 5 milionë është 9.900 sipërmarrje të vogla. Mund ta dalloni lehtësisht në slide që nën 2 milionë janë 60 mijë sipërmarrje, të cilat nuk kanë nevojë të bëjnë deklarim për TVSH-në.

Pra, janë 9.900 sipërmarrje të cilat do të ftohen, në bazë të vetëdeklarimit, sepse është vetëdeklarim, të deklarojnë TVSH-në, e cila në një mënyrë ose në një tjetër ka qenë, është pjesë e kostos finale, e përfshirë në çmim, e deklaruar apo e padeklaruar në çmimin final, por ka qenë dhe është pjesë e çmimit final të çdo malli apo shërbimi, pavarësisht se ku është shitur.

Tatim fitimi për biznesin e vogël, për këtë fashë, ka qenë zero, është zero dhe do të vazhdojë të jetë zero. Pra, iniciativa e kryeministrit për të bërë taksën e biznesit të vogël zero tashmë është një praktikë e konsoliduar dhe që ka dhënë fryte në vazhdimësi në terrenin ekonomik të biznesit të vogël dhe e shoqëruar me krijim biznesh të vogla, ato shifra që ne i kemi ndarë me ju në vazhdimësi.

Çfarë qëllimi ka qeveria në uljen e pragut të deklarimit nga 5 në 2? Nuk synohet që biznesi i vogël të jetë gjenerator i të ardhurave të TVSH-së. Këtë tashmë e ka kuptuar i madh dhe i vogël dhe gjithë gënjeshtra që tenton të bëjë opozita, me demek do falimentojnë bizneset, vajtën 5 vite tashmë që kanë thirrur në ambientin ekonomik shqiptar skenarin grek, në një kohë që ne jo vetëm që e lamë mbrapa skenarin grek, pro sot jemi një nga vendet me rritjen më të lartë në rajon.

Nga bizneset e vogla me TVSH arkëtohen rreth 1 miliardë lekë me TVSH. Kjo shumë përfaqëson vetëm 0.08 % të totalit të TVSH së mbledhur nga Tatimet dhe Doganat. 99.2 % e totalit të TVSH që vjen në buxhetin e shtetit mblidhet nga biznesi i madh.

Pra, qëllimi të dashur miq, të nderuar gazetarë, të dashur qytetarë, të dashur sipërmarrës të bizneseve të vogla, është fokusi te biznesi i madh, është qartësia e transaksionit në funksion të mbledhjes më shumë TVSH nga biznesi i madh. Ky është qëllimi. Nuk është qëllimi për të shkuar te biznesi i vogël. Biznesi i vogël do të vazhdojë të jetë me këtë kontribut modest në buxhetin e shtetit, me kontribut të rëndësishëm për familjet e tyre, patjetër. Fokusi është biznesi i madh.

Siç e theksova, 56 % e sipërmarrjes do të vazhdojë të mbetet jashtë detyrimit për të deklarim, që janë rreth 60 mijë sipërmarrje të vogla nën 2 milionë lekë.

Për të kuptuar në çfarë ambienti rajonal ekonomike jemi, dhe besoj që mbrapa kam slide-n e krahasimin me vendet e rajonit. Do t’ju lutesha të shikoni: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia kanë të njëjtin nivel. Kosovë, Bosnjë Hercegoninë lëvizin në një nivel pak më lart, por jo shumë më lart. Italia e ka zero. Çdo biznes në Itali, i vogël, i mesëm apo i madh deklaron TVSH. Greqia e ka 10, Bullgaria e ka 25, Turqia e ka zero, Gjermania e ka 17.500 euro.

Pra, po ta shikoni, ajo që ne jemi duke bërë është pjesë e praktikës ndërkombëtare. Madje, vende më shumë të zhvilluara se sa ne e kanë pragun edhe më të ulët se sa ne. Logjika nuk është për tu fokusuar te biznesi i vogël, logjika është të fokusohemi te biznesi i madh dhe të kemi në fokus transaksionet e biznesi të vogël. Thelbi i punës sonë nuk është dyqani 20 m2, apo kafja poshtë shtëpisë. Thelbi i punës është biznesi i madh dhe bizneset që shtiren të vogla, por që në fakt janë biznese më të mëdha se çfarë deklarohen. Thelbi i punës sonë nuk është ai biznesi me 20 milionë lekë xhiro të vjetra në vit. Thelbi dhe fokusi i punës sonë është biznesi i madh.

Gënjejnë kur thonë që do të rriten kosto. Kemi pyetur zyrtarisht. Kemi bërë sondazhe në të gjithë Shqipërinë dhe të gjitha shpenzimet që mund të bëhen dhe që janë modeste, rreth 15 mijë lekë në vit, për deklarimin, janë të zbritshme, dhe do ta shpjegoj dhe më poshtë me një shembull për ta kuptuar ju si gazetarë ekonomike, qytetarët dhe sipërmarrja që jemi duke thjesht bërë një hap antiinformalitet në funksion të kontrollit më të mirë të biznesit të madh.

Gënjejnë kur thonë që rritet TVSH-ja për të gjithë ato që marrin vesh, gjëja e parë kur e dëgjojnë është e gjithë ajo kanë dëgjuar në parlament nga 7x7=42. Unë e kam shpjeguar, do vazhdoj ta shpjegoj, të gjithë ne në Ministri të Financave apo në qeveri, do vazhdojmë të shpjegojmë për të gjithë qytetarët që tvsh-ja është pjesë e çmimit përfundimtar të çdo malli apo shërbimi të formalizuar. Në çdo shishe ujë apo në çdo produkt tjetër 20%  i tvsh-së ka 20 vite që është, konsmatori është paguesi i tvsh-së, e ka paguar dhe e paguan kur e blen çdo ditë. Biznesi i vogël vetëm ftohet të deklarojë, në funksion të skanimit më të mirë të transaksioneve të biznesit të madh. Gënjejnë kur thonë do rriten çmimet, gënjejnë, dhe fakti sot i ka nxjerrë zbuluar, gënjejnë kur thonë do rrisin çmimet.

Fakti sot, prilli i tregon gënjeshtarë. Ju ftova ju të bëni një listë më çmimet e shportës nëse doni, apo përtej shportës dhe të shkoni të shikoni në çdo supermarket të madh apo në supermarket lagje të formalizuar dhe të shikoni çmimet e 30 marsit dhe 3,4,5 prillit, të kuptoni që çmimet nuk janë rritur, çmimet janë ato, është tregu që i komandon çmimet dhe 20% i tvsh-së ka qenë gjithmonë në çmim dhe e ka paguar konsumatori.

Ju kam sjellë një shëmbull për të kuptuar së çfarë ndodh me tvsh-në, deklarimin dhe ju kam sjellë një shëmbull fare fare të thjeshtë që ta kuptoni ju dhe qytetarët se në finale çfarë bën deklarimi? Le të themi që në 1 prill, një dyqani i një tatim paguesi A ka pasuar gjendje malli 180 mijë lekë, (sepse e ka blerë nga një importues apo prodhues) pra është furnizuar dhe ai furnizues e ka furnizyuar me koston e tvsh-së brenda, në çdo rast kur transaksioni është i formalizuar, nga të cilat 30 mijë lekë është tvsh-ja  për blerjet nga furnitorët, kushdo qoftë edhe ai dyqani i kafesë në lagjen tuaj apo ai supermarketi i vogël apo supermarket i madh po në lagjen tuaj.

Ky biznes, pra biznesi i vogël A ka shitur gjatë periudhë prill-qershor, pra për 3 mujorshin, 1 milion e 100 mijë lekë, nga të cilat 184 mijë është tvsh-ja e shitjeve, që në çdo rast ka qenë brenda çmimit, por tani vendimi i qeverisë e fton që të deklarojë. Në të njëjtën kohë, sipërmarrja gjatë kësaj periudhe, ka blerë, është furnizuar, (në bazë të shëmbullit) 900 mijë lekë nga të cilat 150 mijë është tvsh-ja e blerjeve, furnizimeve, ndërkohë në njësinë e vet ekonomike ka shpenzime të tjera që janë energji, ujë, materiale të cilat në shembullin tonë janë 50 mijë lekë nga të cilat, 84 mijë lekë është tvsh-ja e paguar për këto shpenzime që ju referova më lart. Atëherë çfarë do të deklarojnë në 14 korrik subjekti A? Ju kam sjellë shembullin: “0” në rastin konkret dhe shumica e sipërmarrjeve të vogla do të kenë një situatë të ngjashme me këtë ku në shembull do të paguajnë me tepricë kreditore dhe po ju them që shembulli është marrë nga një sipërmarrje e vogël faktikisht në teren, pra nuk është një shembull virtual, është një shembull i marrë nga një tatim pagues specifik, real, në terrenin ekonomik. Dhe siç e shikoni që tvsh-ja që do të jetë për të paguar do të jetë “0” ndërsa tvsh-ja që mbartet që kreditohet në tremujorin tjetër është – 4 mijë e 400 lekë, pra tvsh e kreditueshme, dhe e solla jo pa qëllim shembullin, për t`ju treguar dhe juve dhe qytetarëve se situate është në vazhdimësi, nuk është një situatë e re, thjesht ftohen për të deklaruar atë aktivitet që kanë bërë sot. Nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar. Është e natyrshme që sipërmarrjet e vogla, mgjth se do të jetë një deklarim shumë i thjeshtë, me mbushjen e katër kutiave të deklaratës, asgjë tjetër, shumë e thjeshtë, ashtu siç bëjnë çdo muaj rëndon, deklarimin për sigurimet shoqërore. Të dashur qytetarë, të nderuar gazetarë, sot sipërmarrja e vogël deklaron, deklaron kontributin e sigurimeve shoqërore, në një deklarim të thjeshtë një herë në tre muaj. Pra, sërish opozita e paditur gënjen, gënjen qëllimshmërisht sigurisht, e quajnë vitin 2017 vitin e protestave me veten, në fakt.

Pra, nuk do të ketë gjoba për deklarim të gabuar deri në 31 dhjetor 2018-ës pr biznesin e vogël nga 2-5, nuk do të ketë gjoba. i kam kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të vazhdojë të bëjë informimpublik dhe derë më derë për sipërmarjen e vogël dhe ka disa muaj që të gjitha drejtoritë rajonale janë në terren dhe kanë vënë sportele specific për sipërmarrjen e vogël.

Është një ngjarje normale ekonomike. Është një ngjarje normale antiinformalitet. Ju solla shembullin edhe një vendi shumë të madh, me një ekonomi shumë të madhe, siç është Gjermania, që pragun e deklarimit e ka sa Shqipëria. Ju solla shembuj të rajonit, Malin e Zi, Maqedfoninën, Greqinë, ju solla Italinë. Ngjarje normale ekonomike që sigurisht kanë pasur opozita të tjera, më racionale më të diturra dhe nuk janë marrë me domosdoshmëri të procedurave fiskale.

Do ta theksoj dhe një herë për qytetarët që kanë biznese të vogla, çdo tatimor do të vijë për tju informuar dhe kini parasysh që është vetëdeklarim, do të vetëdeklaroheni në bazë trë xhiros që keni, nuk është detyrim apriori, është vetëdeklarim dhe sigurisht që unë personalisht, por dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, jam në dispozicion të çdo sipërmarrësi apo sipërmarrëse të vogël, për çdo abuzim apo gjobë që mund të marri për deklarim të gabuar, sigurisht që do t’i hiqet.

Por, mbi të gjitha, është orientuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve asnjë gjobë për deklarim të gabuar. Asnjë gjobë për deklarim të gabuar.

Pra është një hap normal. Një hap i shoqëruar me informacion, do të vazhdojë edhe në muajt në vijim në çdo derë tuajën për t’iu informuar dhe sigurisht që secili është i lirë të hapi ose të mbylli qepenat, po vazhdoni punën tuaj për familjen tuaj të dashur qytetarë të biznesit të vogël, mos i mbyllni qepenat as pesë minuta për të furnizuar një ego të sëmurë politike të bazuar në tokën e djegur, siç e keni parë në vite, të një force politike që s’ka lidhje me ju.

Mos harroni që ju kanë gjobitur, ju kanë ngarkuar me 1.5 % të xhiros dhe me 10 % taksën e sheshtë. Mos harroni që është ky Kryeministër, që në vazhdimësi është kujdesur për lehtësimin e barrës tuaj fiskale. Është kjo qeveri që ua bëri takën zero, iu hoqi atë takën e sheshtë në kurrizin tuaj dhe pjesës më të mirë ia bëri zero tatim-fitimin.

Mos harroni që dje premtuan që do rikthejnë taksën e sheshtë. Të dashur qytetarë, të dashur sipërmarrës dhe sipërmarrëse të bizneseve të vegjël, dje opozita iu premtoj që do të kthente 10 përqindëshin dhe ju e dini se çfarë është 10 %. 10 %, taksa e sheshtë, është taksa që rrënoi gjithë juve sipërmarrëseve të vegjël, gjithë juve qytetarëve që i përkisni klasës së mesme, të gjithë juve të punësuarve që keni paga nga 300 mijë lekë të vjetra deri në 1 milionë e 300 mijë.

Që do të thotë se me një të rënë të lapsit, dje opozita premtoi që 97 % të punësuarve, gati 600 mijë shqiptarëve, do t’ju rrisë taksat me herë. Do t’ju rrisi taksat me herë. Pra, imagjinoni që do të ketë të punësuar që sot paguajnë maksimumi 5 %, pra, një infermieri, një polici, një mjeku, apo një të punësuari në sektorin privat apo shtetëror, do t’ja rrisë me tre, katër herë taksën.

E mbani mend dhe këtu do ta hap për pyetje, që me taksën e sheshtë të tyre e morën ekonominë me 6.5 dhe e dorëzuan ditë e zezë me 0.8 statistikisht. Me taksën progresive iu ulëm taksat 97 % të shqiptarëve, dhe sot nga 0. 8 % që e morëm, me një mal me borxhe, sot ekonomia është gati 4 %.

Shqipëria, me gjithë modestinë që ka në ekonomi, është ekonomia që rritet me nivelin më të shpejtë dhe më të lartë në rajon. Jemi larg asaj që duam të shkojmë, por kemi lënë larg atë që gjetëm, atë shkatërrim, atë potencial krize greke, siç i referoheshim në 2013. Jemi larg asaj që duam të shkojmë. Jemi larg akoma 5 %. Do ta arrijmë, por jemi larg 0.8 % skenarit grek.

Mos harroni që së bashku kemi kaluar sakrifica në mandatin e parë për të korigjuar atë rrumpallë që na u la. Tani ekonomia shqiptare ka lënë mbrapa rrumpallën, është futur në një trajektore pozitive rritëse dhe sigurisht që rritja ekonomike asnjëherë nuk është mjaft, por reformat, investimet private, investimet publike i kanë të gjitha gjasat ta çojnë ekonominë tonë në mbi 5 %.

Faleminderit!