Postuar më: 29 Gusht 2014

Njoftim rreth misionit të radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë

Misioni i radhës së Fondit Monetar Ndërkombëtar vijon turin e takimeve me përfaqësues të Ministrinë e Financave, Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Tatimeve, Doganave, INSTAT-it, etj.

 

Takimet do të zhvillohen deri në datën 8 shtator dhe në fokus të bisedimeve do të jenë:

 

·         Situata makroekonomike, zhvillimet dhe prospektivat;

·         Të dhënat rreth rritjes ekonomike;

·         Inflacioni;

·         Performanca e të ardhurave, ecuria e taksave;

·         Shlyerja e detyrimeve të prapambetura;

·         Reformat në sektorët e energjisë, pensioneve, etj;

·         Investimet e huaja;

·         Niveli aktual i borxhit dhe planet për vitet e ardhshme;

·         Buxheti i shtetit, shpenzimet, tavanet, investimet;

·         etj.

 

Në fund të bisedimeve, parashikohet të zhvillohet një konferencë e përbashkët për shtyp.Vizita e FMN-së është pjesë e memorandumit të bashkëpunimit dhe marrëveshjes 3-vjeçare, me vlerë rreth 331 milionë euro.