Postuar më: 02 Qershor 2017

Ministrja Vukaj takohet me Përfaqësuesin e FMN Reinke.

Ministrja e Financave znj. Helga Vukaj zhvilloi më datë 2 qershor 2017, një  takim me Përfaqësuesin Rezident të  Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë  z. Jens Reinke.

Në  qendër të  këtij takimi ishte stabiliteti ekonomik dhe monitorimi i të  ardhurave.

Znj. Vukaj theksoi se në  garantim të  interesit publik, Ministria e Financave kryen monitorim ditor të  të  ardhurave për të  siguruar konformitetin e tyre me planin dhe për të  garantuar që  procesi zgjedhor nuk do të  cënojë  vazhdimësinë institucionale apo të  ndikojë  tek operatorët ekonomike. 

Përfaqësuesi i FMN-së  z. Reinke theksoi rëndësinë  që  ka realizimi i të  ardhurave si dhe mos-shpërdorimi i fondeve publike.