Postuar më: 28 Dhjetor 2016

Mbledhja e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar

Mbi mbledhjen e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar,

Në datën 28 dhjetor 2016, u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Sipas programit, në fillim të mbledhjes përfaqësuesit e Bankës së Shqipërisë paraqitën një vlerësim mbi ecurinë financiare dhe rreziqet për veprimtarinë e sektorit bankar mbështetur në të dhënat më të plota të tremujorit të tretë të këtij viti. Të pranishmit vlerësuan se veprimtaria e sektorit bankar po zhvillohet me ritme të qëndrueshme dhe rezulton me fitim. Kreditimi vijon të mbizotërohet nga kreditimi në lek, ndërkohe që në rritjen e depozitave kontributin kryesor e japin ato në valutë. Të pranishmit analizuan gjithashtu treguesit përkatës të rreziqeve për veprimtarinë bankare, duke vlerësuar që ato mbeten të kontrolluara. Nga analiza rezultoi që sektori bankar vijon të ketë nivele të mira të kapitalizimit dhe të likuiditetit, duke patur kështu një mbrojtje të mjaftueshme ndaj rreziqeve të veprimtarisë. 

Në vijim të diskutimeve ne mbledhjen e mëparshme, lidhur me nevojën për të forcuar përdorimin e monedhës vendase në ekonominë shqiptare dhe në sistemin financiar, te pranishmit mbeshteten hartimin e nje kuadri te përgjithshem bashkëpunimi, si edhe u njohën me disa propozime konkrete ne kete drejtim. Te pranishmit theksuan rëndësinë e ketij projekti per përmirësimin e efektivitetit te politikes monetare dhe uljen e rreziqeve per stabilitetin financiar. Njëherazi, te pranishmit evidentuan sfidat qe përmban ky proces dhe nevojën per te vepruar ne menyre graduale dhe te qëndrueshme.

Në kuadër te zhvillimeve ndërkombëtare dhe rajonale, të pranishmit diskutuan mbi ekspozimin dhe ndjeshmërinë e ekonomisë dhe të sektorit bankar shqiptar. Nga analiza dhe përvoja e viteve te fundit, GKSF vlerësoi qe ne marrëdhëniet tregtare dhe ne ekspozimet e sistemit financiar, ekonomia shqiptare ka përmirësuar diversifikimin dhe përshtatshmërinë, duke kontrolluar ne kete menyre ndjeshmërinë ndaj zhvillimeve te pafavorshme. Megjithate, GKSF theksoi se kjo eshte nje çështje e cila duhet te mbetet ne fokusin e monitorimit te autoriteteve respektive.

Ne vazhdim te mbledhjes, Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare informoi te pranishmit me zhvillimet ne tregjet financiare, duke veçuar rritjen e interesit te pjesëmarrësve te tregut per përmirësimin e infrastrukturës se tij, veçanërisht ate qe lidhet me tregtimin e titujve te borxhit dhe te kapitalit. Gjithashtu, Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare solli ne mbledhje nje informacion te fundit mbi ecurinë dhe monitorimin e portaleve te tregtimit online, nje çështje e cila ishte diskutuar posaçërisht ne mbledhjet e kaluara te GKSF, per ndërgjegjësimin e publikut lidhur me rreziqet qe e shoqerojne. Te pranishmit mbështeten përpjekjet per zhvillimin e qëndrueshëm dhe te rregullt te tregut financiar, ku iniciativa e aktoreve te tregut dhe bashkëpunimi i ndërinstitucional i autoriteteve publike, duhet te mbeshteten dhe te trajtohen sipas përcaktimeve qe ofron kuadri përkatës ligjor.

Me mbylljen e diskutimeve në mbledhje sipas programit, drejtuesit e institucioneve pjesëmarrëse miratuan këtë njoftim për shtyp dhe autorizuan publikimin e tij.