Postuar më: 02 Shtator 2014

Kreu i DPPP, takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë

Në datën 2 Shtator 2014, Z.Genti GAZHELI - Drejtori i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) dhe drejtues të lartë të kësaj drejtorie zhvilluan një takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Z.Nicholas Cannon. Në këtë takim Z.Gazheli bëri një prezantim të punës së bërë gjatë këtij viti nga kjo drejtori duke vënë theksin në rolin e saj si njësi e inteligjencës financiare në Shqipëri për mbledhjen analizimin dhe shpërndarjen e informacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, tek agjensitë kompetente brënda vëndit si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar më njësitë e inteligjencës financiare.

Në qëndër të diskutimit të bërë gjatë takimit ishin dhe bashkëpunimi aktual me Agjencinë Kundër Krimit (National Crime Agency) në Mbretërinë e Bashkuar, masat e përkohshme të ndërmarra nga DPPP për bllokimin e transaksioneve të dyshimta, mbikqyrja e subjekteve të ligjit, bashkëpunimin i DPPPP më institucionet shtetërore dhe veçanërisht me Prokurorinë e Përgjithshme, Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror, impakti që zhvillimet ndërkombëtare kanë në punën e agjensive, masat për kontrollin më efektiv të flukseve ndërkufitare si dhe ecuria e renditjes së Shqipërisë në dokumentat e publikuar nga Grupi i Posaçëm i Veprimit Financiar.

Ky takim do të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të agjensive të vëndeve tona në funksion të përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe financimit të terrorizmit dhe do të shoqërohet me aktivitete konkrete që do të organizohen për këtë qëllim në të ardhmen.