Postuar më: 13 Tetor 2017

Kavaja, humbja më e madhe e opozitës

Nëqoftëse diskutimi i një partie të tërë që është mbledhur gjithsej ne gjashtë rreshta në parlament, (dikur mbushte gjithë krahun e djathtë), behet duke sharë e duke vënë epitete, nqs kjo është mën​yra juaj dhe ky është diskutimi juaj, atëherë realisht nuk ka problem për qeverinë, nuk ka problem për maxhorancën. Se të humbasësh busullën njëherë dhe të thuash ke humbur busullën është ndihmë, edhe herën e dytë kështu është, pastaj herën e tretë i bie që ke qejf ta humbësh busullën. 

A ka probleme 2017? Të marrim raportin e OSBE Odihrit, të marrim thelbin. Ky institucioni për monitorimin e zgjedhjeve mban qëndrim të drejtpërdrejtë për zgjedhjet e 2013,  dhe pastaj rreshton probleme që diku janë minore, diku janë më të mëdha se minore, që duhen rreshtuar.

Çfarë u tha këtu?!

Këtu nuk u tha asgjë, absolutisht asnjë problem konkret nga raporti, por krimi dhe droga. Arsyeja është shumë e thjeshtë, e tha Kryeministri, por unë do të përsëris disa gjëra dhe pastaj do të kaloj tek elementët qoftë ekonomike, qoftë edhe komik të dy tre përfaqësuesve të Partisë Demokratike. 

Ajo çka është kryesorja është se zgjedhjet e 2017 përmbushën standardet për zgjedhje të lira dhe të qeta, edhe si rezultat i 18 Majit. Rezultati, sigurisht që ju thoni se nuk është faj juaj, unë do t'ju sjellë një shprehje, të Bertolt Brecht qe thoshte, “Nëse s'të pëlqen populli jot, ndryshoje atë”. Do ndryshoni popullin? 200 mijë vota më pak! 200 mijë vota më pak! Desha të ishte ketu administratori i një pjese tuajës, se vërtet jeni ndarë në grupe, i thashë të rrinte, por sigurisht që ai është në lirinë e tij si administrator dhe deputet, që të hyjë dhe të dale kur të dojë. 

Fajin jua kanë shqiptarët që nuk ju dhanë vota për të qeverisur?! Nuk kishit program, nuk kishit lider dhe pastaj këputët në mes edhe listën. Edhe pastaj dëgjojmë këtu çudira nga anëtarë të grupit tuaj që realisht dhe një pjesë e mirë tuaja që është me eksperiencë, llahtarisen dhe nuk qeshin dot, sepse ka urdhër mos qesh për këtë, mos qesh për atë, mos buzqesh kur flet Kryeministri apo ndonjë tjetër nga ne. Megjithatë arsyeja serioze që ju nuk debatoni për gjëra serioze është se ju ka kapur boshti i boshllekut, administratori juaj është boshti i boshllekut.

Nuk diskuton asgjë serioze, vjen dhe tund gishtin këtu dhe i bie foltores. 

E para gishtin ta kthejë nga vetja dhe foltores te mos i bjerë se maksimumi që mund të trembe jane ata që ka rreth vetes, se grupin e Saliut nuk e tremb, grupin e Jozefinës nuk e tremb, tani po vazhdoi kështu do ta bëje Saliun anëtar të ringritjes së grupit të PD-së, dhe po ndodhi ajo, i bie që Hollanda është afër nuk është larg.

Tani, është shumë e rëndësishme që t'i kthehemi disa elementëve që i ka përmendur. Elementi I TVSH-së, do vij këtu do të debatojmë së bashku, po edhe në komision dhe ndoshta do të keni ide për ta përmirësuar atë masë fiskale që do marrim, dhe nëse do keni, do t'i marrim parasysh. Por do t'ju lutesha, mirë keni larguar Ridvanin dhe nuk ka kush t'ju mësoje, por ka dy të tjerë këtu që ia vlen t'i dëgjoni, TVSH-ja është e përfshirë në çmimin final pavarsisht se deklarohet apo jo, edhe tek biznesi i vogël. Nuk ka rritje çmimi mos flisni budalleqet e dynjasë! 

Mos flisni, budallalleqet e dynjasë se llahtarisni ata qe I kuptojnë dhe prap, shqiptarët nuk I bëni dot për budallenj. Kosto do të jetë minimale dhe sigurisht qe qeveria do të mendojë, siç po e shkruan ligjin me përjashtime për kategori të cilat në praktikë janë të pamundura që të futen në sistemin e TVSH-së. Mos përdorni një instrument fiskal I cili nuk ka kosto, nuk ka rritje çmimesh për të trembur. E keni bërë tërë kohës, e keni bërë përpara zgjedhjeve, Shqipëria po rrëzohet ekonomikisht, do të shkojmë tek Greqia etj etj. 

E dyta, Shqipëria nuk është vend I pasur.Por nuk eshte aq I varfër sa në 2013. Po rritet me 4%. Debati është nëse është e mjaftueshme apo jo? Asnjëherë nuk është e mjaftueshme. Rritet Kina 7% dhe prapë thotë që nuk është e mjaftueshme. Shkon Greqia 0,6-0,8%+ e thonë që shpëtuam nga kriza, ne kemi 4% dhe nuk u thoni një fjalë të mirë shqiptarëve për atë që ka ndryshuar. Sigurisht që te thoni që ka shumë për të ndryshuar, e të na tregoni se ndoshta mund të keni dhe ide pavarsisht se I keni vrarë ata që kishin ide, I keni nxjerrë jashtë parlamentit. Megjithatë më vjen shumë keq që administratori nuk është këtu por edhe doktori që është këtu, se me doktorin kam një marrëdhënie shumë interesante megjithëse me vjen shumë keq për dështimin që ka me administratorin, është dështimi më I madh që I ka ndodhur doktorit.

Do i referohem Kavajës se ma keni zënë në gojë edhe shpresoj që të vazhdoni te ma permendni Kavajën. Po, në Kavajë fitoi Isa Sakja me 23 vota. Nuk na I vodhi votat, nuk ia vodhëm votat. Përkundrazi, bëmë një fushatë qytetare. Ishin 2 emra në fletën e votimit. Ishte Isa Sakja, ishte dhe Lulzim Basha. Lulzim Basha humbi me 1 mijë vota në Kavajë. Populli I Kavajës I dha 1 mijë vota plus emrit të Edi Ramës perballe emrit te Lulzim Bashës. Kurse emrit te Dorianit me emrin e Isa Sakes, I dha 23 vota plus ketij te dytit.

Nuk kishte hapësirë për të debatuar. Është një shembull se si një parti e përgjegjshme, se si një mazhorancë e përgjegjshme ndryshon rezultatin me 23 vota, me logjikën e administrator mavrisë. Isa Sakja duhet të ishte kryetar I Partisë Demokratike, mund të ishte kryetar më I mirë se sa ky që do t'ju çojë nga humbja në humbje. Megjithatë do t'ia përmënd Kavajën por ju lutem thojani, kushdo që e ka afër edhe personalisht: “O administrator Kavaja është humbja më e madhe e Lulzim Bashës. Është votuar Isa Sakja dhe është rrëzuar Lulzim Basha.”

Ju keni një fatkeqesi miqtë e mi dhe shpesh ndiheni si të mjerë. Por ndjesë që e them këtë fjalë, ma mirekuptoni. Ju keni administrator monumentin shumë-dimensional të dështimit në 27 vite.