Postuar më: 16 Prill 2018

Interpelancë me minatorët, reflektim pozitiv i politikave sociale të qeverisë

Fjala e Ministrit Arben Ahmetaj në interpelancën me minatorët

Përshëndetje të gjithëvë, besoj se dhe z. Xibri ju ka njoftuar që ne bëmë një takim në reflektim të asaj që Kryeministri ka kërkuar javën e kaluar, por edhe në pritshmëritë e takimit të interpelancës së sotme.

Besoj se ashtu siç e tha edhe ministri i  Infrastrukturës dhe Energjisë, grupi i punës do të thellohet në të gjithë ato propozime që ju keni bërë. Sigurisht që do të ishte më mirë të kishim një dakordësi nga të gjitha sindikatat që përfaqësojnë minatorët, në mënyrë që të jemi të gjithë të integruar dhe të arrijmë në një konkluzion. Patjetër që do të desha t’i referohesha vitit 2015, ku ka qenë një premtim i kahershëm i Kryeministrit që në opozitë, për moshën e pensionit, dhe u realizua me atë kufizim shumë pozitiv që ju e mbështetët, nga 12.5 vjet deri në 30 vjet, që besoj shumë prej jush apo prej gjeneratave të minatorëve kanë përfituar ulje të moshës së pensionit.

Besoj që në ato kalkulime që jemi duke bërë, edhe ai përshkallëzim që iu referua z. Xibri është i mundur, po ta shikojmë me kujdes në atë tryezë të përbashkët, patjetër që disa nga propozimet janë të mundshme që të reflektohen, kuptohet në një diskutim, në një debat dhe në një dakortësi të përbashkët.

Në çdo rast do më duhet të theksoj se paketa sociale e qeverisë ndër vite ka qenë jashtëzakonisht shumë solidare, brenda mundësive të buxhetit të shtetit. Kryeminstri e përmendi, mos harroni që vetëm për medikamentet për të gjithë shqiptarët janë rritur rimbursimet me 30 %, që është një paketë solidariteti edhe për ata që nuk janë të siguruar po sigurisht nuk do fokusohem atje.

Siç e lamë edhe me Fiqiriun, që këtë javë të takohemi dhe të vazhdojmë këtë diskutim që sapo filluam sëbashku këtu.

Ju faleminderit!