Postuar më: 16 Shkurt 2018

300 sipërmarrje italiane në Tiranë, mundësi e jashtëzakonshme për investime të reja në Shqipëri.

Mision Sistemi i Sipërmarrjeve Italiane në Shqipëri në datat 18-20 shkurt. Cutillo dhe Ahmetaj "Një mundësi e jashtëzakonshme për të përforcuar marrëdhëniet e shkëlqyera ekonomike midis Italisë dhe Shqipërisë"

 

 

Më shumë se 350 delegatë nga Italia, nga Institucione, Ente, Shoqata, Banka dhe rreth 200 sipërmarrje italiane, të cilat së bashku arrijnë një vëllim xhiroje mbi 17 miliardë euro dhe që do të takojnë mbi 200 sipërmarrje shqiptare të regjistruara në takimet B2B. Këto janë disa nga shifrat e Misionit Italian që do të mbërrijë në Tiranë të dielën, udhëhequr nga zv. Ministri i Zhvillimit Ekonomik Ivan Scalfarotto.

Ditën e hënë 19 shkurt, ora 9.00, në Hotel Tirana International, do të mbahet Forumi i Biznesit Itali-Shqipëri. Ky Forum, i hapur për të gjithë organet mediatike shqiptare dhe ndërkombëtare, do t'i kushtohet marrëdhënieve dypalëshe politike dhe ekonomike si dhe mundësive për bashkëpunim dhe investim që ofron tregu shqiptar. Do të vijojë një konferencë për shtyp me pjesëmarrjen e zv. Ministrit Ivan Scalfarotto, Ministrit të Financave Arben Ahmetaj, të Kryetarëve të Agjencisë ICE dhe Konfindustrias Michele Scannavini dhe Vincenzo Boccia, si dhe të zv. Presidentit të Shoqatës Bankare Italiane (ABI) Guido Rosa. Organet e shtypit duhet të regjistrohen duke filluar nga ora 8.00. 

Më pas, gjatë paradites, do të organizohen seminare të përqendruara te programet dhe instrumentet e financimit në Rajon dhe tri tryeza sektoriale mbi fokuset e misionit –  Infrastrukturat, në kuptimin më të gjerë (turizmi, spitalet, shkollat, transportet, etj), Energjia & Green Tech dhe përpunimi ushqimor. Gjatë pasdites do të ketë një seksion të gjatë takimesh b2b me mbi 200 kompani homologe, me qëllimin për të vendosur kontakte dhe për të shqyrtuar fusha të mundshme bashkëpunimi. Dita e fundit, e martë 20 shkurt, do t'i kushtohet vizitave në kompani dhe infrastruktura me aktivitet në territorin shqiptar.

"Misionit i Sistemit  është nisma e jashtme më e rëndësishme që Qeveria italiane organizon për të favorizuar ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe do të ketë qëllimin e dyfishtë që të ofrojë një mundësi të jashtëzakonshme për të përkrahur aktivitete dhe investimet të reja italiane, si dhe për të konsoliduar praninë e shumë kompanive italiane tashmë të pranishme në Shqipëri", deklaroi ambasadori i Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo.

"Mirëpresim me entuziazëm një nismë të këtyre përmasave të organizuar nga partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë në një vit kaq të rëndësishëm për të ardhmen e Vendit. Do të jetë një mundësi për t'u shfrytëzuar më së mirë nga të gjithë ", theksoi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.