Postuar më: 25 Maj 2017

Njoftim për shtyp

Ministrja e Financave Helga Vukaj kërkoi nga administrata doganore të distancohet nga çdo veprim i paligjshëm që cënon standardet zgjedhore .

Gjatë një inspektimi në Degën Doganore të Durrësit, ministrja Vukaj theksoi rëndësinë e përmbushjes së objektivave fiskalë dhe vlerësimin strikt të procedurave doganore për të shmangur çdo rast abuzimi, që favorizon operatorë të veçantë të biznesit,  me qëllim financimin e aktiviteteve elektorale.

Ministrja paralajmëroi masa administrative dhe ndjekje penale për çdo punonjës që shkel ligjin. Ajo kërkoi me prioritet nga agjencitë ligjzbatuese rritjen e eficencës së kontrolleve doganore kundër trafikut të drogës dhe hartimin e një plan-veprimi për një reagim të shpejtë dhe të koordinuar me Policinë Kufitare.

Në takimin me Shërbimin Doganor dhe Policinë Kufitare Durrës,  ministrja e Financave Helga Vukaj shoqërohej edhe nga ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.