Postuar më: 21 Shtator 2017

Nga 1 Tetori, së bashku me sipërmarrjen, kundër informalitetit!

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit i cili në terren do të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Doganave dhe Inspektoriatit të Punës në terren, kur do të prezantohet edhe plani i detajuar i masave.

Gjatë vizitës në një sipërmarrje prodhuese në fushën e artikujve ushqimorë, Ministri Ahmetaj shpjegoi se beteja kundër informalitetit do të shoqërohet paralelisht edhe me një tjetër reformë të rëndësishme, ndër prioritetet kryesore të qeverisë në mandatin e dytë, që lidhet me lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe sipërmarrjen apo deregulimin e tregut, duke synuar uljen e burokracisë, kohës dhe kostove për publikun.

“- Aksioni fillon në 1 tetor. Institucionet, tatimet, doganat dhe Inspektoriati i Punës, të organizuar në grupe të përbashkëta, do të kenë një kalendar të detajuar pune në terren dhe nga zyra, në funksion të objektivit tonë për të zgjeruar bazën tatimore. Por ndërkohë duke komunikuar me sipërmarrjen, me instrumentat që kemi dhe nëpërmjet medias, në mënyrë që së bashku të kalojmë në një fazë të re të përgjegjësisë tatimore, duke u bazuar tek vullnetarizmi, duke u bazuar tek transparenca ndaj punës dhe këtu gjej rastin të ndaj me ju që Kryeministri e ka quajtur mandatin e dytë, midis të tjerash, mandatin e anti-informalitetit.

Cdo ditë që do të kalojë, toleranca zero ndaj evazionit do të jetë evidente dhe do të jetë në qendër të punës së tatimeve, doganave, apo të gjithë instrumentave institucionalë, fiskalë që qeveria dhe shteti ka – u shpreh Ministri.

Sa i takon fokusit të aksionit, Ahmetaj sqaroi se do të jetë kryesisht sipërmarrja e madhe, por pa lënë jashtë vëmendjes dhe kontrollit të territorit fiskal edhe sipërmarrjen e vogël. Kuponi tatimor, regjistrat fiskalë, inventarët dhe punësimi e sigurina në punë, do të jenë në vëmendje të aksionit.

“ - Ndërkohë sigurisht që qeveria, po në muajin tetor, ndërmerr paralel me fushatën anti-informalitet atë që quhet reforma e deregulimit. Eshtë një reformë transformuese e shërbimeve publike ndaj qytetarëve dhe sipërmarrjes, duke i thjeshtëzuar autorizimet, licensat, lejet dhe duke bërë të mundur nëpërmjet reformimit të marrëdhënies mes doganave dhe sipërmarrjes apo individëve; tatimeve dhe sipërmarrjes apo individëve; por edhe nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimeve, të reduktojmë një masë të madhe radhësh, kërkesash për shërbime që natyrshëm do të jenë më të thjeshta. Pra, po ecim në dy korsi të rëndësishme. Korsia e anti-informalitetit, e cila do të jetë rigoroze dhe në bashkëpunim me sipërmarrjen dhe korsia tjetër, që është thjeshtëzimi i procedurave për të vazhduar nismën që patëm në fund të 2016-ës, me ligjin e thjeshtimit të procedurave tatimore. Tani bëjmë një përpjekje të re nëpërmjet planit shumë të detajuar të deregulimit që kemi mundësi ta shpallim gjithashtu në tetor.

Ka tw bwjw qoftë me rritjen e transparencës fiskale dhe ka te bëjë me buxhetin e vitit 2018 dhe me buxhetin afat-mesëm. Ku ndryshon në thelb, është që sot tatimet dhe doganat janë shumë të përgatitura në aspektin e konsiderimit të riskut të sektorëve të industrive të sipërmarrjes. Pra nuk është më si më parë kur shikimi në sektorë ka qënë jo I plotë. Sot brenda tatimeve dhe doganave, njësitë e riskut janë disa herë më të përgatitura dhe për shkak të kërkesës që ne kemi ndaj tyre, por dhe për shkak të nevojës që ka lindur gjatë 2 fazave të para. Pra ka një qartësi më të plotë, një shikim më të plotë se ku do tw fokusohemi.

Sigurisht që balanca midis fokusit tek biznesi i madh, por ndërkohë pa lënë jashtë fokusit biznesin e vogël janë thelb i aksionit të anti-informalitetit.” – përfundoi Ministri.

***

Pyetje nga gazetarët

1. Cilët janë sektorët me risk ku do të fokusoheni?

Sektorët më me risk do t’i shikoni në prezantimin publik që do t’i bëhet planit. Ka një konsiderim shumë të hollësishëm dhe të detajuar nga njësitë e riskut të këtyre institucioneve. Përsa i përket doganave, mallrave të akcizës dhe konsiderimit të vlerës do të jetë fokusi. Kuptohet që brenda riskut ka dhe elementë të tjerë që në punën e përditshme institucionet nuk i lënë kurrë pas dore, por në aspektin e tatimeve ka disa industri që nga shërbimi, shitja me pakicë, prodhimi, të cilat janë në fokus të një risku më të detajuar, më të thellë, më të kujdesshëm dhe brenda sektorëve sigurisht që ka kompani të cilat do të duhen të shihen shumë më me kujdes që nga zinxhiri I prodhimit apo importit, e deri tek milja e fundit që është konsumatori. Si funksionon zinxhiri fiskal që nga importi, tek prodhimi, inventaret, tek shitjet, tek shitjet nga biznesi i madh tek i vogli, që për hir së të vërtetës ka qënë nje problem i vazhdueshëm, që nga nderprerja e zinxhirit tek bizneset me tavan TVSH-je 5 milion ku ne tashme jemi më të përgatitur se ku mund t’i adresojme.

2. Sa parashikohet te vazhdojë aksioni dhe a ka një analizë nga Ministria e Financave se sa priten të rriten të ardhurat në përfundim të aksionit anti-informalitet?

Aksioni do të vazhdojë brenda fazës së tretë brenda 1 viti, për të parë edhe ecurinë. Unë besoj që në shifra nuk do të jap se çfarë do të japë anti-informaliteti. Anti-informaliteti ka si qëllim konseguencën në rritjen e të ardhurave, por si qëllim të parë ka ndërgjegjësimin e sipërmarrjes, bashkëpunimin e sipërmarrjes me fiskun, rritjen e transparencës, zgjerimin e bazës tatimore dhe sigurisht që edhe rritjen e transparencës së punësimit që të mos ketë qytetar që punojnë gati-gati në skllavëri pa sigurime shoqërore.

3. Çfarë po diskutohet me FMN dhe a do të ketë një marrëveshje të re?

Kemi kohë të flasim për FMN-në. Unë kam bërë takimin e parë sot. Lajmi i mirë është që kemi arritur të mbajmë një balancë financiare të shëndetshme dhe besoj që risqet janë në minimumin e tyre, ekonomia është në rritje. Anti-informaliteti është fokusi jonë, deregulimi është fokusi jonë.

4. Anti-informaliteti ishte shkopi, po karrota për biznesin?

Ju e konsideroni anti-informalitetin shkop, unë e konsideroj një instrument për rritjen e transparencës, zgjerimit të bazës tatimore dhe brenda zgjerimit të bazës tatimore, transparencës dhe bashkëpunimit, është karrota. Ka investime publike më shumë, ka investime private më shumë, ka më shumë transparencë, ka një buxhet më të shëndetshëm, një marrëdhënie midis fiskut dhe sipërmarrjes më të shëndetshme. Pra folëm vetëm për karrotën.

5. Po taksa më të ulura?

Taksa më ulët në cfarë kuptimi? Më e ulët se taksa e biznesit të vogël që është 0? Çfarë mund të ulet më shumë se aq? Nëqoftëse keni ndonjë instrument më të ulët se 0, na e sillni.