Postuar më: 06 Dhjetor 2017

Këshilli i Investimeve, përmirësim cilësor në perceptimin e sipërmarrjes për fushatën antiinformalitet dhe skemën e rimbursimeve.

 

Përshëndetje të gjithëve,

Është kënaqësi që pas pothuaj dy vitesh, takohemi sërish bashkë në Këshillin e Investimeve. Për mua ka qenë gjithnjë një inisiativë e duhur e qeverisë shqiptare dhe BERZH, për ta institucionalizuar komunikimin dhe bashkëpunimin tonë me investitorët brenda një platforme konkrete, të një niveli tjetër përtej Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Këshilli i Investimeve u krijua për të detajuar një hap më tej punën që bën në makro Këshilli Ekonomik Kombëtar dhe rekordet e këtij Këshilli, puna e detajuar, temat e ngritura, kanë qenë jashtëzakonisht shumë të përputhura me nevojat e tregut në këndvështrimin e siëpermarrjes dhe në këndvështrimin e  qeverisë.

Sot pas disa vitesh, ne mund të kemi një konkluzion të thjeshtë, por të rëndësishëm, që Këshilli ka funksionuar si një instrument ndihmës për sipërmarrjen por edhe për qeverinë që të shohë të reflektuar punën e vet, aty ku duhet përmirësuar, aty ku ka gabuar apo aty ku është realisht përmirësuar.

Sot flasim për informalitetin në ekonomi, një temë sigurisht aktuale, që megjithë përmirësimin që kemi bërë në këto vite dhe rezultatet e shënuara sidomos në dy vitet e fundit, sigurisht ka ende prezencë të informalitetit në sektorë të ekonomisë.

Unë dua ta falenderoj fillimisht sipërmarrjen e ndershme që në gjithë keta vite ka qenë motor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit në vend. Por konkurrenca e pandershme, shmangia e taksave, punësimi në të zezë, apo sic i referohemi ne “skllavëria moderne” janë prezente gjithashtu në ekonomi dhe për ne, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Tatime e Dogana, apo të gjitha institucionet e përfshira në betejën anti-informalitet, kjo  ngelet një betejë e përditshme, një punë e përditshme.

Në vitin 2015, aksioni kundër informalitetit targetoi kryesisht regjistrimin e biznesit, deklarimin e punonjësve dhe pajisjen me kasë fiskale. I mbani mend debatet që pasuan, qoftë nga analistë, qoftë nga sipërmarrja, qoftë nga aktorë dhe faktorë të interesuar, dhe rezultatet e arritura në fazën e  parë bënë që në fazën e dytë, të kishim mundësinë të kalonim në një qasje të re në betejen anti-inofmmalitet, asaj që unë i referohem si një betejë e pajisur me instrumente më të zgjuar, të bazuar në teknologjinë e informacionit dhe një këndvështrim të ri, qoftë nga tatimet, qoftë nga doganat, dhe këtu i referohem modulit të riskut që tashmë në DPT është një instrument tejet i rëndësishëm që i jep mundësinë institucionit të fokusohet tek sektorë dhe operatorë me risk, jo thjesht nga këndvështrimi i drejtuesve, por i bazuar në kategorizime shkencore dhe konkrete që rezultojnë në platformën e riskut, në sektorë dhe aktorë me risk.

Nga ana tjetër, roli i shërbimit të tatimpaguesve u përforcua, e kemi thënë dhe do vazhdojmë ta themi dhe e besojmë, që nuk ka administratë të mbeldhjes së të ardhurave kudo në botë, që të arrijë të mbledhë me sukses të ardhura me instrumente represive. Cdo administratë që e ka bazuar suksesin e përkohshëm të mbledhjes së të ardhurave tek instrumentet e represionit, ka dështuar. Në themel të rritjes së mbledhjes së të ardhurave, të suksesit të marrëdhënies qeveri-tatimpagues është komunikimi me tatimpaguesin, edukimi i tatimpaguesit dhe vetvetes patjetër, është vullnetarizmi dhe barazia para ligjit.

Më vjen mirë, që në cdo takim që ne kemi me sipërmarrjen, rasti më i fundit ishte dje në aktivitetin e organizuar nga Biznes Albania, biznesi e vlerëson qasjen bashkëpunuese të qeverisë.

Cfarë po bëjmë në fazën e tretë të aksionit antiinformalitet?

Fokusi është biznesi i madh, sërish. Shërbimi i tatimaguesit sërish mbetet shtyllë e rëndësishme e strategjisë sonë.

Jemi fokusuar tek mbyllja dhe dokumentimi i të gjithë zinxhirit të TVSH nga biznesi i madh tek konsumatori final dhe në paketën e re fiskale prezantuam edhe ndryshimin në Ligjin e TVSH me uljen e pragut deri në 2 milionë; fokusi është patjetër mbledhja e borxhit; fokusi është patjetër punësimi.

Sigurisht që faza e tretë, e gjen administratën tatimore, doganore apo edhe administratat e tjera që në mënyrë indirekte kontribuojnë në betejën anti-infomalitet më të maturuara, modulin e riskut më të avancuar dhe na jep mundësinë të shkojmë në një nivel tjetër analize brenda biznesit të madh, që nga pagat e punonjësve, deri tek bilancet, barra fiskale në raport me qarkullimin apo elementë të tjerë të domosdoshëm në skanimin e përgjëgjësisë tatimore etj.

Dy elementë që dua t’i përmend. Ka sektorë dhe biznese të mëdhenj që natyrshëm në modulin e riskut janë identifikuar me risk të lartë së fundmi, ku një rast flagrant është deklarimi i pagave të punonjësve.

Brenda Zyrës së Tatimpaguesve të Mëdhenj, pra bizneseve vip, janë analizuar bilancet dhe listë pagesat e punonjësve dhe rezulton që 42% e punonjësve në biznesin e madh janë me paga nën 30 mijë lekë.

Ka profesione që në treg paguhen me paga të larta, si pedagogë, mjekë, inxhinierë, administratorë, e në këto kompani kanë paga minimale dhe kjo është e pamundur!

Në këtë drejtim, së bashku me Kryeministrin do të kemi një takim me biznesin e madh për të kërkuar korrektimin e menjëhershëm të kësaj situatë. E theksoj jo pa qëllim fjalën “korrektim” për t’i ftuar në bazë të ligjit të administrimit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë, që ata së pari të vetëkorrigjohen pa penalitet e të nxjerrin në dritë pagat reale të punonjësve të tyre. Më pas sigurisht, do të përdorim instrumente që ligji i ka dhënë në duar të institucioneve, në rastin konkret, DPT.

Në po këtë drejtim, nesër së bashku me Guvernatorin Sejko, do të kemi një tjetër komunikim të rëndësishëm, që avancon edhe një mase tjetër të rëndësishme në kuadër të informalitetit.

Në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ne kemi bërë përpjekjen tonë të vazhdueshme në favor të sipërmarrjes, qoftë në aspektin ligjor, qoftë në atë procedurial.

Dua ta përsëris jo pa qëllim atë eksperiencë dhe proces shumë pozitiv me njëri-tjetrin kur amenduam ligjin e procedurave, morëm parasysh shumicën e propozimeve të sipërmarrjes dhe ai ligj sot shënon, në këndvështrimin tim, por edhe të sipërmarrjes, një revolucion në marrëdhënien mes administratës dhe sipërmrrjes shqiptare.

Me riorganizimin ligjor dhe institucional që pësuan falë ndryshimeve ligjore në fund të 2016, Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Avokati i Tatimpaguesve konsiderohen se duhet të japin më shumë garanci për mbrojtjen e të drejtave të sipërmarrjes në fushën e procedurave tatimore. Ka qenë një kërkesë e juaja që Drejtoria e Apelimit Tatimor të dalë jashtë DPT për të fituar një pavarësi nga DPT dhe autonomi nga MFE. Sot kemi një njësi totalisht të pavaruar nga DPT, brenda MFE që reflekton atë kërkesë-ndryshim që ju bëtë gjatë procesit të ndryshimit të ligjit dhe procedurave në fund te vitit 2016.

Deregulimi, është reforma kyce që do të karakterizojë mandatin e dytë, me lehtësi të prekshme, të dukshme në afate, procedura dhe kërkesa dokumentare, për reduktimin në maksimum të peshës së burokracisë mbi qytetarët dhe sipërmarrjen.

Morëm një shembull fare të thjeshtë, vetëm nga një sërë dokumentesh që kanceluam brenda MFE dhe i ofruam online, duke hequr detyrimin që ka pasur qytetari dhe sipërmarrja për t’i sjellë këto dokumente në institucionet tona të varësisë, me vetëm një përpjekje, kalkuluam 56 vite kohë e kursyer në një vit për sipërmarrjen.

Ky proces vijon dhe po thellohet më tej. Shumë shpekt do të kemi të materializuar brenda reformës së deregulimit inisiativën për heqjen e 10 licencave që janë mbi 7 mijë dokumente të kërkuara nga qytetarët dhe sipërmarrja, që është një hap më tej në marrëdhënien e administartës me qytetarët dhe sipërmarrjen.  

Rimbursimet, një problematikë e kahershme e biznesit dhe për hir të së vërtetës edhe ju keni vënë re në anketimet tuaja një përmiërsim të rëndësishëm të situatës.

Deri tani janë 12.4 miliardë lekë të rimbursuara në periudhën janar –nëntor 2017, krahasuar me 8.9 miliardë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më vjen mirë që edhe në anketën që do të prezantohet këtu më pas, ndjesia dhe perceptimi i sipërmarrjes është dukshëm i përmirësuar për afatet dhe funksionimin e skemës së rimbursimit. Kjo nuk do të thotë që nuk ka ende probleme, jemi shumë të ndërgjegjshëm që ka shumë për të përmirësuar në skemën e rimbursimit, por dua të theksoj që ka përmirësim të ndjeshëm në favor të sipërmarrjes.

Për ta mbyllur, unë nuk u ndala në fjalën time tek zhvillimet ekonomike në detaje. Sigurisht që dua ta theksoj që rritja ekonomike është tashmë e konsoliduar dhe e përshpejtuar. Në vitin 2018 ne parashikojmë nivele drejt 4.2% rritje të PBB. Konsumi privat dhe investimet vazhdojnë të jenë të qendrueshme, 3% në 2016 me kontribut 80% në rritjen ekonomike konsumi privat, dhe 2.3% këtë vit me kontribut më shumë së gysma në rritjen ekonomike.

Papunësia ka një ulje të rëndësishme në 13.9%. Ka pasur debat interesant në këndvështrimin tim dhe të matuaruar edhe sot në Komisionin e Ekonomisë për shifrat e puënsimit. Unë I referohem në mënyrë të vazhdueshme listëpagesës së kompanive në DPT dhe rritja është e konsiderushme, 260 mijë vende pune në katër vite. Sigurisht që debati politik nuk I shmanget edhe emocioneve dhe shifrave, por fakti është fakt. Sërish kjo nuk do të thoët që ne nuk kemi një sfidë të rëndësishme si qeveri, si ekonomi, si shoqëri, në mandatin e dytë, dhe ato angazhime që ne kemi marrë në programin tonë ekonomik, ne mendojmë që nëpërmjet reformave, nëpërmjët zhvillimit ekonomik, papunësia do të zbresë në nivel 1shifror.

Informalitei është një gangrenë për ekonominë, që na e deformon përpjekjen e përditshme që si qevria, ashtu edhe sipërmarrja, bën për të arritur sukses në terrenin aspak të lehtë ekonomik, prandaj unë dëshiroj ta bëj thirrjen time për bashkëpunim sa më të gjerë me ju dhe para se të kalojmë tek prezantimi, një falenderim për BERZH për gjithë mbështetjen që na keni dhënë për të ngritur dhe mbarëvajtur këtë institucion.

Faleminderit!